Yuri Kim paralajmëron: Kush blen vota nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon

Ambasadorja amerikane ka bërë një tjëtër deklaratë të fortë kundër blerjes së votave duke paralajmëruar se nëse ndodh fitimi i pushtetit me blerje të votave atëhere kjo nuk do të njihet.

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim mbështet deklaratën e Ipeshkve katolikë për shitblerjen e votës, një çështje e shumëpërfolur dhe e nxehtë në aktualitetin politik. Ambasadorja e SHBA e cilëson deklaratën e tyre një mesazh të fuqishëm.

“Mesazhi i fuqishëm i Ipeshkve katolikë: ‘Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon’, shkruan ambasadorja Yuri Kim.