Basha në Laprakë: Brenda 2 viteve mbyllim procesin e legalizimit! Votoni numrin 9 për ndryshim!

• Basha në Laprakë: Më 25 prill energjia për ndryshim do të ndez dritën e shpresës në zemrat e gjithë shqiptarëve

• Basha: Votoni numrin 9 për ndryshim! Për të sjellë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, votoni masivisht më 25 prill për Partinë Demokratike!

• Basha në njësinë 11 në Tiranë: Brenda 2 viteve mbyllim procesin e legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin e takimeve me qytetarë në qytetin e Tiranës, është ndalur dhe në njësinë 11. Gjatë ecjes me qytetarët dhe simpatizantët e shumtë, ai është ndalur nga një i ri i cili edhe pse ka studiuar jashtë, kthimi në Shqipëri e ka zhgënjyer për shkak të papunësisë dhe humbjes së shpresës për të ardhmen.

Mariglen: Kam studiuar në Holland dhe jam kthyer në Shqipëri. Doja më shumë të ngrija një shqetësim të vogël qëlloj shumë mirë që u rastisëm. doja të pyesja. Në momentin që vendosa të kthehesha prapë mbrapsht gati të gjithë shokët e mi më thoshin po t’i çne?

Lulzim Basha: Që i kishe këtu apo ata atje.

Mariglen: Dhe këta këtu dhe ata atje më thoni a je mirë nga trutë e kokës që do të kthehesh.

Lulzim Basha: Si e ke emrin?

Mariglen: Mariglen. E kam shqetësim dhe shqetësim shumë të madh sepse dua ta eleminojë këtë dhe doja të bëja një pyetje shumë të thjeshtë. Besoj se është një shqetësim që nuk e kanë ngritur më parë. Për të gjithë këta studentë të huaj që kanë arritur të arsimohen jashtë dhe besoj që sjellin jo vetëm atë anën profesionale më të mirë duke krahasuar dhe shkollat. Universitete që po zhvillohen në Shqipëri le të themi që nuk janë nga më të mirat. Doja të dija plani i Partisë Demokratike pas 25 prillit do bëhet diçka për ta bërë pak më tërheqëse Shqipërinë për ta sepse jo thjeshtë vlerat profesionale që do sjellin po thjeshtë ajo ideja e intelektit të huaj duke parë dhe vendet jashtë?

Basha tha se vota për numrin 9 më 25 prill shkon për taksa të ulëta, do klimë miqësore për biznesin, do siguri për investitorët e huaj dhe kthimin e shpresës tek rinia shqiptare.

Lulzim Basha: E para e punës sot kemi mbi 30 mijë studentë që studiojnë jashtë. Për fat të keq, të dhënat e fundit tregojnë se 96% e tyre nuk duan të kthehen në Shqipëri. Unë i përkas një grupi mund të kemi qenë jo më shumë se 100, në vitin 1993 që jemi larguar për studime jashtë vendit. Dhe gjatë kohës së studimeve por edhe pas studimeve më thonin të njëjtën gjë, madje edhe kur jam kthyer. A je në rregull nga trutë e kokës? Dhe përgjigja ime, ka qenë atëherë, është dhe sot. Jemi më të fortë, më rezistent, vullnet më të fortë dhe padiskutim kemi të paktën të njëjtin intelekt, të mos themi diçka tjetër. Të mos dukemi si racistë dhe paragjykues. Atëherë, e vendosëm që jemi njësoj si ata ose më të mirë se ata? E para kjo.

E dyta, ata pse qëndrojnë në vendin e tyre dhe kanë shanset për tu punësuar për një jetë më të mirë? Sepse i jepet mundësia, ndërsa juve nuk ju është dhënë mundësia. Këto 8 vite në veçanti edhe ato pak mundësi që ishin, u shkatërruan. Që të kesh mundësi do të thotë të kesh ekonomi dhe plani, për të ardhur te pyetja jote direkt tani. Plani ynë është që ekonomia shqiptare të futet në një cikël rritje. Kjo nuk ndodh as me urdhrin e peshkut, as me përralla nga mëngjesi deri në darkë, 8 vite me radhë, kur ndërkohë ka bërë të kundërtën. Kjo ndodh me masa konkrete. Çfarë do ekonomia që të rritet? Do taksa të ulëta, do klimë miqësore për biznesin, do siguri për investitorët e huaj. Do, pra, stimuaj të cilët mund t’i japi vetëm një qeveri që është e interesuar që ekonomia të funksionojë për të gjithë.

Sot, ke një ekonomi që funksionon për një grusht njerëzish, që ju i quani oligarkë. Nesër, me 25 prill, vota juaj shkon për këtë plan. Ky plan mundëson që njësoj si në vendet e Bashkimit Europian, ku shkojnë apo ku do që të shkojë rinia, pra, të cilat nuk do të kthehet më. Madje, ta fillojmë hapin e parë si vendet e rajonit, të garantojmë investime, punësim dhe paga dinjitoze për rininë shqiptare. Kjo është esenca e planit tonë, si do të bëhet e mundur. Në qoftë se në Maqedoninë e Veriut që ka shumë më pak seç kemi ne, jo vetëm popullsi dhe jo vetëm mungesën e detit por dhe shumë aspekte të tjera që mos të zgjate. Në qoftë se ata ja dalin të thithin investime të huaja dhe të punësojnë të rinj në teknologjinë e informacionit, në industrinë automatike, në turizëm.

Në qoftë se ata ja dalin të marrin dhjetë herë më shumë investime gjermane, bashkë kemi qenë në Berlin kur na thanë 3 miliardë euro tha kemi investuar në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë euron në Shqipëri, pse? Sepse këtu për tetë vite me radhë gjithçka ka mbetur në vendnumëro ndaj rruga e vetme për të ndryshuar është ta largojmë Edi Ramën, të sjellim ndryshimin duke votuar numrin 9, votën për programin tonë. Të jesh i bindur që zotimet tona ne do të bëjmë gjithçka t’i kthejmë në realitet dhe në çdo rast po të jap garanci meqë e njeh kulturën holandeze.

Po të jap edhe këtë garanci, unë kam bërë një zotim publik, nëse angazhimet e plani tim, planit tonë, nuk përmbushen brenda katër viteve unë nuk vij përsëri të kërkoj votën kur ti të jesh, sa vjeç do të jetë pas katër vitesh? Në qoftë se pas katër vitesh në Shqipëri këto masa nuk kanë sjellë rezultatin 110 mijë vende pune të paktën, rritjen e pagave me pagën minimale 300 euro në vitin e parë dhe 400 euro në fund të mandatit e të gjitha aspektet e tjera të planit tonë ekonomik, unë nuk vij t’ju kërkoj përsëri votën sepse ti e di që kjo është kultura evropiane, kjo është kultura Hollandeze, vjen, kërkon votën, nuk e bëre, mos dil më përpara qytetarëve. 25 prill është data

Qytetarja: Numrin 9.

Kreun e opozitës e ndali edhe një qytetar i cili i shprehu shqetësimin për legalizimet. Ai mori garancinë e Bashës se pas 25 prill, qeveria e ardhshme do të përfundoj procesin e legalizimit brenda 2 viteve të para të qeverisjes.

Arkir: Mund t’ju bëj një pyetje?

Lulzim Basha: Patjetër.

Arkir: Unë jam banor i njësisë 11. Doja të ngre një shqetësim, është një shqetësim që i përket shumicës që janë këtu, por edhe shumicës tjetër që janë në shtëpi. Është çështje e legalizimit, specifikisht tek zona ime përket legalizimi nga dy ligje që janë ndryshuar në vitin 2014 nga legalizim në urbanizim, në urbanizim legalizim. Gjë e cila përjashton nga legalizimi shumë subjekte dhe banesa. Një urdhër tjetër që kanë nxjerrë bashkia Tiranë është 40 metër nga aksi i shinave është nuk legalizohet asnjë ndërtim. Dhe kjo përjashton shumë popullsi dhe shumë banesa të asaj zone . Ky është një shqetësim që e ngre unë, shfrytëzova rastin që ju gjeta juve këtu, por…

Lulzim Basha: Dua të përsëris Edhe njëherë se u bënë tetë vite që e them, po ta përsëris ndjesën që nuk e përmbyllëm ne procesin e legalizimeve. Së dyti, dua të them që me planin tonë ne do t’i japim fund procesit brenda dy viteve dhe do të marrim përsipër të gjitha përgjegjësitë që ju premtuam shqiptarëve me ligjin fillestar të legalizimeve. Edhe ju edhe pronarëve të tokës të cilët do të marrin shpërblimin nga shteti për pronat mbi të cilat është ndërtuar në ato raste që nuk i kanë shitur por që janë zënë pronat. Dy vitet e ardhshme do të jenë përmbyllja e këtij procesi. Si ti ka të paktën 250 apo 300 mijë objekte akoma të palegalizuara. Tetë vite ka qenë në pushtet Ky që firmosi në qendër të Kamzës se do kishte legalizime falas dhe që po të çohej Enver Hoxha nga varri nuk do iu a prishur shtepinë dhe e mbani mend që pak metra që këtej, tek Bulevardi i Ri i nxori me gaz lotsjellës në 6 të mëngjesit, fëmijët 5 vjeçar nga shtëpia. Këtë se harroni, mos e harroni me 25 prill bashkohuni për ndryshimin, votoni numrin…

Qytetari: Numrin 9.

Në fjalën përshëndetëse, Basha foli para qytetarëve pa mikrofon për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Për këtë, Basha tha se për 8 vite e kanë lënë Shqipërinë në errësirë dhe kjo errësirë do marrë fund më 25 prill me energjinë për ndryshim të të gjithë shqiptarëve.

Lulzim Basha: Dua t’ju falënderoj për pritjen në zonën e Don Boskos, siç e shikoni, nuk ka mikrofon, më thonë që nuk ka drita më thonë. Kanë hequr energjinë. Ata mund të heqin energjinë, siç e kanë lënë në errësirë 8 vite Shqipërinë. Por për 10 ditë energjia për ndryshim do të ndez dritën e shpresës në zemrat e gjithë shqiptarëve. Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Më 25 prill numrin 9! Bashkë për ndryshim!

Shqipëria fiton!

2 121