Berisha poston videon: Pas takimit me Ramën në Librazhd, Balla organizon party, ja çfarë ka ndodhur

Ish-Kryeministri Berisha ka postuar një video të publikuar nga JOQ, ku Taulant Balla me të rinjtë e FRESSH kanë organizuar një party pas takimin që zhvilloi Rama në Librazhd.

“Pas takimit me Ramën në Librazhd, Balla organizon party. Rregullat antikovid nuk janë për rilindsit! sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Pas takimit me Ramën, Taulant Balla me të rinjtë e FRESSH kanë festuar, duke shkelur të gjitha rregullat anti-Covid.

Njëra nga organizatoret, Brixhilda Biçaku (Drejtore e Drejtorisë së Urbanistikës Bashkia Librazhd), i “këshillon” që asnjë foto dhe video të mos dalë dhe të bëhet publike, me qëllim që në takimin e radhës të kenë mundësi të bëjnë një MEGA Party tjetër!

Këtë e ka bërë të ditur një qytetar për JOQ, teksa ka ndarë dhe videon. “Pershendetje JOQ. Mbas takimit të Edi Ramës në Librazhd Freshi në party ne kundershtim me propaganden e tyre me masat e Covid.Per me teper bejne dhe presion te hapur ndaj militanteve te tyre”, shkruan qytetari.