Basha i prerë: Nuk do të ketë kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Njësinë 11 në Tiranë u shpreh se, nuk do të ketë kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën. Ndryshimi vjen duke larguar Ramën e duke votuar numrin 9.

Basha ka përsëritur edhe një herë para qytetarëve se nëse vjen në pushtet dhe nëse nuk i bën realitet premtimet e bëra, nuk do të dalë më para qytetarëve për t’u kërkuar votën.

Basha më pas ka premtuar se brenda dy vitesh, qeveria e tij do të mbyllë procesin e legalizimeve.

Madje u ka kërkuar falje qytetarëve që ky proces nuk është mbyllur më parë.

Ndër të tjera Basha përsëriti se kurrë nuk do të ketë bashkëqeverisje me Ramën, pasi ndryshimi vjen duke e larguar.

“Ta largojmë Edi Ramën dhe të sjellim ndryshimin. Zotimet tona, do bëjmë gjithçka për t’i bërë realitet. Nëse këto masa pas 4 vitesh nuk kanë arritur unë nuk vij t’ju kërkoj prapë votën. Po nuk e bëra mos dil më para qytetarit. Mos prisni katër vjet të tjera. Ne i bëmë detyrat keni ju detyrë .

Ju përsëris ndjesën që se përmbyllëm ne procesin e legalizimit. Brenda dy viteve do mbyllim këtë proces. Do të marrim përsipër zgjidhjen e situatës. Dy vitet e ardhshme do të jenë përmbyllja e këtij procesi. Si ti ka dhe 200 e ca 300 mijë banesa të pa legalizuara. Mos harroni që ai tjetri i nxori te bulevardi i ri familjet në 3 të mëngjesit me gaz lotsjellës, brenda kishte dhe fëmijë 3 e 5 vjeç. Këtë mos e harroni”, tha Basha.