Garo: Shqipëria ka ngecur 8 vite në vendnumëro me Ramën. Më 25 prill do votojmë nr.9 për të risjellë shpresën

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS SË PD, FLORIANA GARO

Gra dhe vajza shqiptare:

Shqiperia ka ngecur 8 vite ne vendnumero me qeverisjen e Rames.

Ai na ka dhene cdo arsye per te ndryshuar, per t’u perpjekur ne cdo menyre, per te risjelle shpresen ne Shqiperi.

Çfare duam ne te ndryshojme?

-Duam qe familjet tona te kene te garantuar minimumin e nevojshem per te jetuar me dinjitet.

-Duam qe ne te perfitojme ne vendin tone nje edukim cilesor dhe nje profesion te cilin mund ta praktikojme.

-Duam qe nje prind qe punon fort, te jete ne gjendje te fitoje mjaftueshem per te mbuluar shpenzimet e femijeve.

-Duam qe femijet tane ta shohin te ardhmen e tyre ne Shqiperi.

-Duam qe djemte dhe vellezerit tane qe kane emigruar ta shohin mundesine e kthimit ne atdhe per te ndertuar nje jete prane familjes.

-Duam qe qeveria te kujdeset per te gjithe, e jo vetem per disa prane saj.

-Duam qe Shqiperia ti perkase te gjithe shqiptareve.

Rama nuk ka bere mjaftueshem per keto 8 vite qe ka qene ne fuqi, port e pakten na ka dhene mjaftueshem arsye per te deshiruar ndryshimin.

Me 25 Prill ne do te votojme Partine Demokratike dhe Aleancen per Ndryshim, do te votojme nr 9 per te risjelle shpresen.

Shqiperia fiton!