Ballina Kryesore Pritje entuziaste në Kombinat, Basha i përgjigjet Ramës: Koha jote ka mbaruar!...

Pritje entuziaste në Kombinat, Basha i përgjigjet Ramës: Koha jote ka mbaruar! Padurimin për ndryshim e ndjej kudo

• Basha në Kombinat: Entuziazmi juaj, garanci për ndryshimin. Votoni numrin 9! Ju e keni në dorë ta sillni ndryshimin! Shqiptarët duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Rama kërkon të qeverisë me Aleancën për ndryshim, por nuk ka ndryshim pa u larguar Rama.

• Basha në njësinë 6 në Tiranë: Padurimin për ndryshim e ndjej kudo. Demokratë e socialistë, ne jemi bashkuar për të votuar numrin 9 më 25 prill. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Koha e tij ka mbaruar.

• Basha takon qytetarët në Kombinat të Tiranës: Nuk ka ndryshim pa u larguar Edi Rama! Votoni numrin 9 për ndryshim! Për të sjellë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, votoni masivisht më 25 prill për Partinë Demokratike!

• “Shqiptarët ia kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen”. Basha i përgjigjet Ramës: Kërkon të qeverisë me Aleancën për Ndryshim, por nuk ka ndryshim pa u larguar Rama. Koha e tij ka mbaruar.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë në njësinë 6, në Tiranë, ku nuk ka munguar as pritja entuziaste e qytetarëve të kësaj zone. Basha u ndal në shtëpinë e Sotiraq Bushit, të cilin me pretekstin e tërmetit duan t’ja prishin shtëpinë pa i dhënë asnjë garanci për se ku do banojë.

Lulzim Basha: Zoti Bushi, sa kohë keni që banoni në Kombinat?

Zotëria: Kam 15 vjet.

Lulzim Basha: Nga Përmeti dhe shoh që paska disa dëme.

Zotëria: Kjo është e thjeshtë, është një gabim i jonë sepse kur është ndërtuar nuk e hoqëm suvanë por ndërsa muret i kam bërë të gjitha atëherë.

Lulzim Basha: Kjo do të thotë që e gjithë gjendja e banesës është e tillë? Pallati s’ka dëme?

Zotëria: Besoj s’ka, kush e prishi e prish nga vetja.

Lulzim Basha: Dhe ju besoni se ata e kanë shënuar për ta shembur?

Zotëria: Po.

Lulzim Basha: Vetëm që t’ju marrin tokën apo jo?

Zotëria: Po.

Lulzim Basha: Është njësoj si rasti ku ishim para disa ditësh tek kopshti apo jo?
Zotëria: Po. Një certifikatë pronësie, tani duan të ma tjetërsojnë mua që unë duhet të dal?

Basha tha se rindërtimi është kthyer në favor të mafies së rindërtimit. Kjo gjë sipas tij do të marrë fund me ndryshimin më 25 prill, për t’i dhënë fund kësaj vjedhje dhe procesi i rindërtimit të fillojë nga e para.

“E qartë. Zoti Sotiraq e kam thënë këtë disa herë, për herë të fundit kur isha në Durrës tani, te këneta, tek zona e kënetës. Edhe aty kishin hapur disa sheshe për pallate. Frika e banorëve të Durrësit ishte që këto pallate po ndërtoheshin që ti merrnin nga pallate nga qendra e qytetit e t’i çonin tek ajo zonë periferike për të grabitur qendrën e qytetit dhe për të favorizuar mafian e ndërtimit që ju e dini është një shqetësim i madh, madje edhe raportet ndërkombëtare tregojnë që e përdorin për të pastruar paratë e pista të ndërtimit, madje edhe të Ndraghetës jo vetëm të krimit shqiptar. Dhe ju thash në Durrës këtë që po ju them sot këtu në shtëpinë tuaj, i ulur këtu në divanin tuaj dhe që jua thash banorëve të pallateve pak më tej kur kam qenë para tre katër javësh. Procesi i rindërtimit tregoi dhe njëherë si çdo gjë tjetër këto tetë vite, dështimet e kryeministrit dhe të kësaj qeverie, një. Dy, gënjeshtra më e madhe është që ne do të ndalim rindërtimin.

Rindërtimi ka ecur me këto ritme sepse ata nuk e kanë patur mendjen t’ju ndihmojnë por kanë patur mendjen të bëjnë pazare dhe të futin gjëra në xhepat e tyre, t’ju grabisin. Gjëja e parë që do bëjmë në bazë të shumë denoncimeve që kemi marrë dhe kemi një departament të veçantë që merret me këtë çështje prej më shumë së një vit e gjysmë. Do bëhet rivlerësimi i çdo banese sipas kërkesës së qytetarëve dhe ne nuk do të lejojmë asnjë diskriminim sepse ka mjaft raste kur është prishur banesa dhe ata i thonë je DS1, nuk do të lejojmë as grabitjen e shtëpive të qytetarëve apo grabitjen e trojeve që ju marrin nga këtu e ju katandisin diku tjetër. Për këtë ju garantoj. Dhe e treta kudo ku rindërtimi është një nevojë reale do të bëhet jo vetëm që nuk do të ndalet por do të përshpejtohet. Si do të përshpejtohet? Në zonat rurale, në banesat private menjëherë sipas vlerësimit apo rivlerësimit korrekt të dëmit do bëhet disbursimi financiar.

Aty ku do ndërtohen pallatet e prishura do të ndërtohen aty ku ishin, aty ku banorët kanë pasur pronat e tyre. Pra si çdo gjë tjetër ky e ka kthyer në një mundësi përfitimi për një grusht njerëzish në kurriz të të gjithë ju të dëmtuarve nga tërmeti. Më 25 Prill duke votuar numrin 9, duke votuar për ndryshimin na i jepni mundësinë ti japim fund abuzimit, të rivlerësojmë më transparencë aty ku ka patur diskriminim dhe të përshpejtojmë e të përmbyllim procesin e rindërtimit, ndërsa në rastin tuaj të ndalojmë grabitjen e pronës e natyrisht t’i mundësojmë çfarëdo riparimi që është i nevojshëm sipas ekspertizës profesionale se unë nuk jam inxhinier ndërtimi. Por dhe po të isha nuk vij këtu si inxhinier ndërtimi, unë vij të kërkoj votën, të më japësh përgjegjësinë për të drejtuar qeverisjen e nesërme që t’i kemi sytë nga ju dhe paratë e taksave ti kemi për ju dhe jo për një grusht njerëzish”, tha Basha.

Ndërsa në fjalën e tij para qytetarëve të njësisë 6, Basha falënderoi për mbështetjen që po i japin ndryshimit. Ai gjithashtu i është përgjigjur Ramës për deklaratën e djeshme ku u shpreh se ky uragan ndryshimi e ka trembur , aq sa po kërkon bashkëpunim me Aleancën për Ndryshim, por që ndryshimi nuk vjen pa larguar atë nga pushteti.

Fjala e kryetarit të PD para qytetarëve në njësinë 6

Lulzim Basha: Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, banorë të njësisë administrative 6, faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme, për këtë shpresë dhe besim që keni sot, në sytë tuaj, në zërin tuaj, kjo është garanci për ndryshim, garanci për 25 prillin ditën e qytetarëve. Si dita e nënave vajtura, këto 8 vite me radhë, dita e baballarëve të shpunësuar, dita e të rinjve të nëpërkëmbur, dita e vogëlushëve të cilët më 25 prill me votën tuaj për numrin 9 do t’i çlironi nga 8 vite keqqeverisje dhe do t’i jepni mundësinë që të edukohen e të bëhen gati për të qenë brezi i parë i të rinjve europian i Shqipërisë europiane. Padurimi për ndryshim e prek dhe e ndjej kudo, e shpeshherë ai merr forma të mëdha të tilla si ky që pamë sot. Varg i gjatë njerëzish, varg i gjatë automjetesh të cilët janë bërë bashkë për të shprehur padurimin dhe dua t’i kërkoj ndjesë çdokujt që përjetoi ndoshta probleme me trafikun, por dua t’ju them se ngecja 8 vjeçare e Shqipërisë do të marrë fund më 25 prill.

Së bashku do ta hapim rrugën për ekonomin tuaj, do të hapim rrugën për fëmijët tuaj, për të rinjtë tuaj, do ta hapim rrugën drejt Bashkimit Europian. Këtë do ta bëjmë të gjithë së bashku, sepse ne kemi një plan i cili në qendër ka familjet tuaja, fëmijët tuaja. Dhe më 25 prill vota nuk është për mua. 25 prilli nuk bëhet për Lulzim Bashën apo Partinë Demokratike, nuk bëhet jo që jo për atë që kishte 8 vite me radhë dhe ju lanë baltë demokratë e socialist, burra dhe gra, të moshuar dhe të rinj. Sepse 8 vite është një kohë e gjatë për të mbajtur premtimet dhe ju e dini se 8 vite me radhë në vend që të mbante premtimet ndaj jush, ai ju kërcet për herë të tretë në derë dhe ju kërkon dhe 4 vite të tjera. Mendon vetëm për veten veten e tij, vetëm për një grusht njerëzish.

Lulzim Basha: Vetëm për veten e tij. Vetëm për një grusht njerëzish. Është kështu apo jo?

Qytetarët: Po!

Lulzim Basha: Dhe ju e dini fare mirë nëse 8 vite nuk i ke plotësuar premtimet ndaj njerëzve. Nëse 8 vite nuk mjaftuan për të bërë qoftë dhe një premtim realitet A ke të drejtë të kërkosh dhe 4 vite të tjera?

Qytetarët: Jo!

Lulzim Basha: Tani po ju troket prapë në derë edhe po ju kërkon prapë edhe 4 vite të tjera. Ju ja keni mbyllur derën. Është kështu apo jo?

Qytetarët: Po!

Lulzim Basha: Ja keni mbyllur derën apo jo?

Qytetarët: Po!

Lulzim Basha: Këtu nga kombinati dua t’ju them ju, dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Aleancën për Ndryshim por dua t’i them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vij. Do të vijë përmes përkushtimit, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet. Ndaj, ju pyes, për të bërë ndryshimin e mundur për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për ju të rinj, për ndryshimin e mundur për ju, për prindërit tuaj. Çfarë do të votoni me datë 25 prill?

Qytetarët: Numrin 9!

Lulzim Basha: Cilin numër?

Qytetarët: 9!

Lulzim Basha: Për ndryshimin i cili fiton Shqipëria. Cilin numër?

Qytetarët: 9!

Lulzim Basha: Zoti ju bekoftë ju!

Votoni numrin 9!

Votoni ndryshimin!

Shqipëria Fiton!

Exit mobile version