Socialistët në Durrës i bashkohen PD. Petrit Aliaj: Kam votuar 22 vjet PS, por jam i zhgënjyer. Do votoj ndryshimin!

Në takimin e kryetarit të PD Lulzim Basha në zonën e ish-Kënetës në Durrës kanë marrë pjesë edhe të majtë që i janë bashkuar ndryshimit më 25 prill.

Njëri ndër ta ishte edhe Petrit Aliaj, i cili tha gjatë fjalës së tij se, ka votuar 22 vjet Partinë Socialiste, por është i zhgënjyer. Ai tha se do votojë ndryshimin më 25 prill!

“Unë quhem Petrit Aliaj, votoj në Durrës që 22 vite Partinë Socialiste, i zhgënjyer. Do votoj Partinë Demokratike. Gjithë socialistëve ju kërkoj të votojnë Partinë Demokratike. Kjo është e ardhmja. I gjithë farefisi Aliaj, votojnë Partinë Demokratike!”, u shpreh Petrit Aliaj.