Kandidatët e sektit “Rilindja” nuk kanë se çfarë t’u thonë vlonjatëve

Reagim i kryetarit të PD Vlorë,
Genc Deromemaj 

Vijnë vërdallë nëpër qytet sikur të kenë ata tetë vjet në opozitë dhe jo PD. Ju flasin vetëm për aeroporte, porte jahtesh e beton të hedhur gjithandej. Asnjë fjalë për Punësimin e premtuar, për Shëndetësinë Falas, për Varfërinë që është ulur këmbëkryq në lagjet e Vlorës, për 110 milion euro, që edhe Socialistët bashkë me Shqiptarët e tjerë do t’i paguajnë Becchettit, për Koncesionet që kanë zhytur vendin në Krizë, për Braktisjen e qytetit nga Vlonjatët kryesisht të Rinjtë.

Asnjë fjalë për Furnizimin 24 orë me Ujë të Pijshëm, të cilin e premtuan që në mandatin e parë dhe po e premtojnë përsëri se gjoja i pengoi tërmeti dhe pandemia për ta realizuar.

Asnjë fjalë dhe Dhënie Llogarie për të emëruarin prej vetë tyre në krye të bashkisë, sikur ai të mos ekzistojë fare apo të jetë përfaqësues i opozitës.

Në çdo takim që zhvillojnë, kandidatët e sektit të “rilindjes” Nuk janë të Sinqertë me Vlonjatët, me Realitetin, duke shkuar në familje ku mungon puna e buka, në çdo shtëpi ku mungon rruga apo djali i ikur rishtaz në emigrim, duke shkuar në çdo lagje ku mungon infrastruktura.

Qytetarët e Vlorës, të majtë e të djathtë, si mikpritës e dinjitoz që janë, edhe pse u hapin dyert e po u dëgjojnë mashtrimet e radhës, janë duke i refuzuar çdo ditë e më shumë në mjerimin e tyre politik dhe përgjigjen do tua japin në heshtje me votë më #25Prill.

Sepse nuk mund të gënjehen më, kur i kanë besuar për dy mandate pushtet qëndror dhe 23 vjet pushtet lokal dhe si shpërblim janë prerë në besë duke i zhytur në varfëri ekstreme dhe duke ua shitur qytetin për t’u pasuruar vetëm një grupi të vogël njerëzish.

#Voto9

#ShqipëriaFit n

#VloraFit n