Ballina Shëndetesi Studimi: Fëmijët nevrikë bëhen më të suksesshëm në jetë

Studimi: Fëmijët nevrikë bëhen më të suksesshëm në jetë

Herën tjetër kur një fëmijë shfaq një shpërthim zemërimi, ngushëllohuni me këtë – ndoshta kjo do t’i bëjë ata më të suksesshëm në jetë

Kërkimet evropiane kanë treguar që nëse fëmija juaj rebelohet kundër jush ose përjeton zemërim, ka më shumë të ngjarë të jetë i pasur dhe të ketë një karrierë të suksesshme në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Një studim të publikuar në Psikologjinë e zhvillimit ka ndjekur të ardhurat dhe arsimimin e fëmijëve të cilët shkonin në shkolla në Luksemburg dhe ka zbuluar që ata të cilët në një moshë më të re u janë kundërvënë autoriteteve dhe i kanë shpërfillur prindërit e tyre, kanë pasur tendencë që më gjatë të qëndronin në shkollë, të shkonin në shkollim të mëtejshëm dhe të arrinin sukses në punët kulmore.

Po ashtu, një studim i Angela Duckworth, psikologe në Universitetin e Pensilvanisë, gjithashtu mbështeti këtë teori.

Ajo ka thënë se nëse fëmijët tregojnë një tipar karakteri që ajo e shënoi si ‘të madh’ që në moshë të vogël, ka shumë më tepër të ngjarë të arrijnë sukses në karrierë.

Zemërimi është një nga mënyrat në të cilat fëmijët e vegjël shprehin dhe menaxhojnë ndjenjat e tyre.

Exit mobile version