Gazetarja e njohur përkrah Bashës: Në fushatë për shkak të arrogancës të liderit të shëmtuar që na drejton

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, ku bashkëbiseduan për çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë.

Gazetarja Fatma Haxhialiu, shprehu nevojën për të votuar më shumë se kurrë në zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas saj, modeli i një lideri arrogant dhe bullizues duhet të hiqet nga politika shqiptare. Një problem tjetër që ajo evidenton, është edhe mungesa e shtresës së mesme e cila është e rrudhur.

“Jam përfshirë në fushatë për shkak të arrogancës, gjuhës së fyerjes, modelit të liderit të shëmtuar që ne vazhdojmë ta kemi. Akoma sot duket sikur një njeri që është arrogant edhe që është bulëzues dhe që është fyes është një njeri që është i zoti për të udhëhequr. Ky është një model pastaj që transmetohet edhe në popull por sa e tmerrshme është ku kjo vjen nga lart, poshtë.

Pra, kur kryetari, ai që simbolizon këtë vend, ka këtë gjuhë urrejtje dhe do ta përmend prapë Gridën tek fjalimi i shëmtuar i prezantimi të kandidatëve. Pra këtu punohet akoma për popull dhe për mendësi populisti të tipit që të bëjmë këtë batutën, të bëjmë “gangon”, ky stereotipi i çunit të fortë me lekë, ka pushtet.

Problemi më i madh në shoqërinë shqiptare për mua është mungesa e shtresës së mesme që është ndrydhur është rrudhur, është bërë domethënë, nuk e di se sa e vogël është tashmë”, u shpreh Fatma Haxhialiu.

1 110