Dokumenti sekret i Ramës: Xhafaj, Tahiri dhe Lleshi nuk do votojnë PS-në

Tre ish ministrat e Brendshëm të Ramës nuk do të votojnë PS me 25 prill. Kjo konstatohet nga listat e përgjuesve të votuesve të Ramës, të cilët shprehen se nuk kanë siguri tek votat e Xhafës, tahirit dhe Lleshajt. Rama dhe sekti i tij duket se po braktisen edhe nga njerëzit më të afërt.

Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe Sandër Lleshaj, të tri ish-ministra të Edi Ramës, nuk ka informacion të sigurtë se do të votojnë për Partinë Socialiste. Edhe pse Tahiri ishte ministri “yll” i Edi Ramës, endja nëpër gjykata duket se e ka larguar edhe ideologjikisht nga partia.

Në regjistrat e PS, ai rezulton pa informacion, ndërsa njësoj është edhe Fatmir Xhafaj. Por nëse për këta të dy, PS nuk ka informacion, për Sandër Lleshajn, dihet me siguri se nuk është votues i sigurtë.

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar ditën e djeshme nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.