Basha: Kudo ku shkoj e ndjej etjen e shqiptarëve për ndryshim

Intervistë me gazetarin Ilir Babaramo

Fushata ime dhe ekipi im ka njё program, i cili vjen si rezultat i kësaj etje pёr ndryshim. Çfarë do tё thotë kjo mё konkretisht? Kemi mё shumë se 4-5 vite qё i prekim problemet aty ku ndodhin, qё nga brenda shpive tё shqiptarëve, tek biznesi i vogël. Nga biznesi fason tek biznesi prodhues. Nga naftëtarët tek minatorët, tek fermerët, tek studentët, tek pedagogët, tek elita intelektuale, tek arti dhe kultura. Dhe nё bazë tё prekjes reale tё problemeve kemi formuluar zgjidhje reale tё këtyre problemeve. Ky ёshtё fakti. Prandaj dialogu ynë me ta sot, ёshtё shumë mё i natyrshëm. Dhe ajo qё media arrin tё mbulojë realisht ёshtё njё përqindje shumë e vogël asaj qё po ndodh nё fushatë. Midis nesh, meje personalisht, anëtarëve tё ekipit tim dhe grupeve tё interesit qё janë qytetarët, ёshtё sipërmarrja, janë mjekët, infermierёt, arsimtarët, fermerët, tё rinjtë, gratë – gjysma e shoqërish, qё po e vuan dyfish ekonominë nё rёnie, emigrimin dhe diskriminimin.

Këtu jemi ne, kjo ёshtё fushata qё po zhvillojmë, këto janë mesazhet qё po përcjellim dhe mё e rëndësishmja kjo ёshtё garancia qё pas ndryshimit tё 25 prillit do tё jemi prapë ballё pёr ballё me njё zotim. Njё zotim fare tё qartë dhe pёr tё cilin unё e përsëris ku tё mundem qё do ta përsëris edhe nё programin tuaj. Nёse angazhimet e marra nё kёtё plan, nuk janë premtime por janë angazhime, nёse kёto angazhime nuk do tё përmbushen, unё nuk do tё kërkoj njё mandat tjetër. Dhe kjo ёshtё pjesë e vendimit tim, dhe mendësisë time europiane, pёr njё raport europian tё qytetarit me politikën sepse nuk ka shqiptar qё nuk e kupton qё pas 30 vitesh, 2021, 30 vitesh tranzicion, nuk ka garanci tjetër pёr ekonominë, pёr arsimin, pёr tё drejtat themelore tё qytetarëve, pёr demokracinë, se sa anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Basha: Pyetja e vetme që shtrohet para shqiptarëve në këto zgjedhje është: a vazhdohet më edhe 4 vite të tjera kështu si këto 8 vite? Me premtime dhe tullumbace elektorale para zgjedhjeve dhe braktisje dhe shkohet në drejtim të kundër, siç ka shkuar ky kryeministër këto 8 vite. Apo ka ardhur momenti të ndryshojmë? Ajo që unë prek, është një etje për ndryshim që i ka bashkuar shqiptarët si rrallë herë edhe përtej bindjeve politike.

Nuk më mungojnë as faktet, as argumentet për t’ia rrëzuar poshtë propagandën e tij. Por kam zgjedhur mos t’i përgjigjem sepse konsideroj një nga detyrat e mia kryesore pas 25 prillit, vendosjen e një modeli të ri politik.