Mendjeprishuri nuk e ka hallin te rreziku i infektimeve, mjafton të shohësh këtë foto në Vlorë dhe…

Nga Genc DEROMEMAJ
Kryetar i PD Vlorë

Mendjeprishuri nuk e ka hallin te rreziku i infektimeve kur përgojon takimet entuziaste të Liderit të Opozitës, Basha.

Gjetiu e ka hallin, sepse edhe vaksinat me ligësinë e tij, nuk do t’i përdorte për fushatë.

Nuk i vendos dot në rresht demokratët dhe të gjithë ata shqiptarë që nuk janë dakord me politikat e sjelljet e tij.

Nuk i mban dot të ulur e të nënshtruar për të dëgjuar fjalimet e tij të gjata e të lodhshme, batutat e tij bajate e talljet që ju bën atyre që ka para.

Mjafton të shikosh këtë foto të shkrepur sot në Vlorë, për të kuptuar se çfarë e mundon mendjeprishurin.

Ai do që vetëm ai të flas e të gjithë të dëgjojnë atë, duke i dhënë vetes atributet e shpëtimtarit, se historia ka filluar me të.

Ai kujton se i di të gjitha dhe se çfarë thotë e bën ai, është më e mira, pa lënë hapësira për alternativa, mentalitet tipik i njeriut që kërkon pushtet absolut, autokratik.

I dështuar dhe tashmë pa ide, ai sillet vërdallë nëpër Vlorë, duke shkelur çdo ligj kur shkon në çadrën e vaksinimit me maskën e sigluar të PS apo kënaq sedrën e tij të sëmurë kur thotë se amerikanët po vijnë në Vlorë vetëm në sajin e tij.

Sekti i këtij njeriu ka marrë fund dhe dërrmën e fundit do ta marrë më #25Prill.

Dhe ku më bukur se sa në Vlorë, ku do të humbas mandatin e tij të tetë, si një Refuzim të Blonjatëve për sjelljet dhe abuzimet e tij me Vlorën e pushtetin e pa kufi që i dhanë vlonjatët.