Lefter Gështenja: Banditët e lidhur me pushtetin u janë vërsulur pyjeve duke kryer një masakër të rëndë

Gjatë takimit me inxhinierët pyjorë, diskutuam për situatën e rëndë në pyjet e zonës së Librazhdit. Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve është kthyer në një fenomen masiv në rrethin tonë. Individë të ndryshëm nuk po kursejnë asgjë, duke filluar që tek Zonat e Mbrojtura, pyjet e bredhit, dushkut, ahut e deri tek pyjet komunalë. Banditët e lidhur me pushtetin u janë vërsulur pyjeve me ditë e me natë, duke kryer një masakër të rëndë.

Pushteti i korruptuar i Edi Ramës burgos fshatarët që marrin dy mushka dru për t’u ngrohur dhe trajton si të paprekshëm banditët e pyjeve. Për të ndalur shfarosjen e pyjeve nevojitet zgjidhje urgjente. Të krijohet Drejtoria e Përgjithëshme Pyjore, ti hiqen kompetencat Bashkisë. Taksat që arketohen për shfrytëzimin e pyjeve duhet të përdoren për rigjenerimin e zonave pyjore.

Që të shpëtojmë pyjet, Përrenjasi, Librazhdi, komuniteti, rinia duhet të veprojë. Të bëhemi të bashkë me 25 Prill.

#ShqiperiaFiton

#votoPartiaDemokratike9

2 73

4 25

1 89