Krim makabër në Kavajë: Gruaja gjendet e djegur në makinë, burri i varur në pemë

Një ngjarje e rëndëka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë, ku në harkun kohor të disa minutave janë gjetur të vdekur burrë dhe grua në rrethana të ndryshme.

Policia ka konstatuar kufomën e një gruaje brenda një mjeti të djegur, dhe më pas burri i saj është gjetur i varur në një pemë.

Viktimat dyshohet se janë Fëllënxa Shirja 45-vjeçe dhe Bilbil Shirja 48-vjeç. Paraprakisht thuhet se burri ka vrarë dhe djegur trupin e gruas, dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.