“Zero investime në Sarandë, rinia po ikën”! Leskaj: Shteti ka përgjegjësi nga mungesa e politikave motivuese

Takimi me banorët e fshatit Berdenesh Sarandë, ka qenë ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Demokrarike Bujar Leskaj. Në shoqërinë edhe të kandidatëve Ina Zhupa dhe Jolio Dine, Leskaj ka folur nga afër me banorët ku ka dëgjuar dhe problemet e tyre për të cilat është angazhuar t’u japë zgjidhje me ardhjen në pushtet te Partise Demokratike. Për kandidatin për deputet Jolio Dine, problemet e Berdeneshit janë jetësore dhe këto mungesa të mëdha për ta janë pasojë e mungesës së vëmendjes nga qeveria aktuale.

Për pritjen e banorëve të Bredeneshit, Leskaj ka thënë se është një respekt të cilin ai dhe qeveria Basha do dijë ta shpërblejë pas 25 prillit.

Leskaj ka folur edhe për deklaratën e kryeministrit për largimin e rinisë shqiptare dhe ardhjen e emigrantëve si fuqi punëtore. Leskaj ka thënë se largimi i të rinjve është përgjegjësi e shtetit, nga mungesa e politikave motivuese.

Për banorët e Berdeneshit, politikat e qeverisë Rama kanë qenë dëmtuese dhe jo në favor të tyre. Ata thonë se në 8 vite për ta nuk është bërë asnjë investim, jo vetëm për Berdeneshin, por për gjithë Sarandën.

Banorët e Bredeneshit kanë dhënë mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike dhe programin e saj.