Qeveria Rama u tall me pensionistët!

Nga Tomor ALIZOTI

Në 8 vite Rama dhe enturazhi i tij treguan se dinë të vjedhin, por jo të qeverisin, dinë të rrisin borxhin, por jo rrogat, dinë t’u japin koncensione klientëve të tyre, por jo të kujdesen ndaj pensionistëve.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, mesatarja e rritjes së pensionit në qytet përgjatë viteve 2015-2019 ka qenë 417.25 lekë.

Në fshat situata paraqitet më e katastrofike. Përgjatë kësaj periudhe rritja mesatare ka qenë 208.75 lekë.

Çudia ka ndodhur në vitin 2018, ku, krahasuar me 2017, nuk ka pasur rritje, por ulje të masës së pensionit, ndërkohë që në të gjithë vendin rritja nuk është kryer as në masën e inflacionit, që është detyrim ligjor.

Pensionistët janë një shtresë e madhe sociale. Ata janë njerëz të nderuar dhe të respektuar, ku me punën dhe kontributet e tyre ndër vite meritojnë trajtim dhe përkujdesje nga shteti.

Partia Demokratike ka një program të qartë për 650 mijë pensionistët në të gjithë Shqipërinë.

Ajo synon një rritje jo më të vogël se 5% në vit.

Përhapeni lajmin e mirë se nga kjo rritje do të përfitojnë pensionistët në Berat, në Kuçovë, në Dimal, në Poliçan, në Skrapar, në fshatrat e tyre dhe në të gjthë Shqipërinë.

Vetëm PD-ja mund ta nxjerr Shqipërinë nga varfëria!

#VotoPD-AN✌
#ShqipëriaFITON🇦🇱