Ambasadorja suedeze: Shqetësuese shit-blerja e votës në zgjedhjet e 25 prillit

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, është pjesë e grupit të ambasadorëve që do të bëjnë një fushatë në Shqipëri për rëndësinë e pjesëmarrjes në votim, për rëndësinë që ka ky proces për demokracinë, fushatë ku përfshihet edhe një spot publicitar që po xhirohet.

Nga ana tjetër, ambasadorja Hastad ka shkuar në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, për të folur me fshatarët për vlerën që ka vota e secilit prej tyre, sidomos në zonat e varfra të vendit.

Ndër të tjera ambasadorja ka thënë: “E vlerësoj demokracinë. Jemi këtu në Paçram për të marrë këndveshtrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor. Nuk do të flasim me banorët për shitblerjen e votës në takime, por për pjesëmarrjen e komunitetit në procesin zgjedhor. Është shqetësues fenomeni i shitblerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia në Shqipëri ndodhet, është shumë e brishtë.

Kemi të gjithë një rol, por më të rendesishëm e kanë qytetarët dhe shteti. Ata duhet t’u sigurojë qytetarevë një proces zgjedhor të mirfilltë. Nuk dua të komentoj as për përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në këto zgjedhje”.