Një tjetër mjek i njohur humb jetën nga Covid-19

Një tjetër mjek i njohur ka humbur jetën nga Covid-19. Adhon Polena, ka ndërruar jetë nga Covid në moshën 75 vjeçare.

Mjeku mësohet se ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me Covid-19.

Doktor Adhoni do të mbahet mend si një nga intelektualët korçar, një familjar me vlera dhe një qytetar i rrallë.

Adhon Polena është djali i doktorit të njohur ikonës së mjekesise, Sotir Polena.