Ballina Politikë “Tregu industrial i Tepelenës po përjeton ditët e vetmisë së madhe”, Shehu:...

“Tregu industrial i Tepelenës po përjeton ditët e vetmisë së madhe”, Shehu: Pas 25 Prillit, rikthehet normaliteti

Rënia e fuqisë blerëse në Tepelenë, si pasojë e varfërisë ekstreme, është reflektuar në boshatisjen e tregut industrial dhe atij ushqimor në qendër të qytetit.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër, Tritan Shehu bashkëbisedoi me të vetmen shitëse në këtë treg.

Peripecitë e mëdha ekonomike, papunësia, pandemia, varfëria dhe largimi i qytetarëve të pashpresë, janë shkaqet themelore të varfërisë që ka mbërthyer qytetin e Tepelenës.

Tritan Shehu premton se Tepelenës do t’i rikthehet normaliteti i munguar në këto 8 vitet e fundit fill pas 25 prillit kur Shqipëria të ketë një qeveri normale për qytetarët dhe për mirëqënien e tyre.

Exit mobile version