Kush është Lediana Fratari, kandidate e PD në Tiranë

Lediana Fratari, kandidate për deputete e Partisë Demokratike, qarku Tiranë.

E diplomuar në ‘London School of Economics’, universiteti i dytë më i mirë në botë për shkenca politike.

I përkas një familje me bindje dhe veprimtari të djathtë, me kontribute të mëdha atdhetare. E bija e Hajredin Fratari, i burgosur politik gjatë regjimit komunist dhe një nga sipermarrësit e parë në vend. Stër-mbesë e Hajredin Rakip Fratari, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë dhe Dëshmor i Kombit, mbesë e Avni Gjilani, deputet i Kosovës në Parlamentin e Shqipërisë (1921 – 1924).

Mbroj programin e Partisë Demokratike!

Do të jem zëri i ish të përndjekurve politikë.

Zëri i sipërmarrjes.

Zëri i të rinjve dhe i grave të nënshtruara e të dhunura.

Unë i perkas brezit të ri, i cili do te japë kontribut për të sjellë një frymë të re në politikën shqiptare.

Ejani me mua, më 25 prill për të përmbushur misionin tonë!

Shqipëria fiton!

1