Kontrollori i Rinasit nuk e kursen Batonin: Për 23 vjet kam mbajtur prapanicën tënde të sigurtë në ajër

Ka plasur keq debati mes analistit Baton Haxhiu dhe kontrollorit të Rinasit Andel Trebicka.Fillimisht ka qenë analisti që tha në studion e emisionit “Opinion” se “cilët janë këta që marrin vendime të tillë”, por më pas kontrollori i është kthyer keq, duke i thënë se ai për 23 vite ka mbajtur b*thën e tij në ajër të sigurt.Me tej Andel Tebicka, ka deklaruar gjatë emisionit se policia ka filluar arrestimin e kolegëve të tij. Ai u shpreh se një prej kontrollorëve është thirrur nga policia në Tiranë. Ndërkohë edhe tek ai vetë pohoi se kanë shkuar për presion.

Trebicka: A e di kush jam unë? 23 vite unë kam mbajtur b*thën tënde në ajër të sigurt dhe ti më thua mua “kush je ti”?

Haxhiu: E para unë nuk bëj bisedë me fjalë të tilla në studio, ki kujdes me fjalorin, unë nuk thashë mos protestoni, por jo në këtë mënyrë.

Andel Trebicka: Tani jam në aeroport. Para se të flas me ju, dua t’i them Lolës (Flora Ndreca) që të bëhet gati se do ta arrestojë policia. Kanë filluar po arrestojnë kolegët një nga një. Këtu tek ne kanë ardhur për presion. Një tjetër e kanë thirrur në Tiranë. Kjo është në vazhdën e asaj që tha zonja Balluku, grusht shteti, që po na kërcënon, sikur është Erdogani. Thuajani atij zv/ministrit që është aty, me çfarë të drejtë po i arreston njerëzit ai?