Ballina Editorial Do të japësh llogari, Borat!

Do të japësh llogari, Borat!

Nga Erion DASHO

Borati i pagjumë!

Nuk kanë fund demagogjitë e Boratit!

Lidhja e djeshme midis ndërperjes së punës nga ana e kontrollorëve ajrorë të Rinasit dhe deklaratës patetike për natën e pagjumë në pritje të vaksinave, duket qartë se bëhet me një qëllim të dyfishtë.

Nga njëra anë, theksohet se ndërprerja e punës mund të ketë pasoja të rënda deri edhe në shëndet (duke i “nxirë” dhe anatemuar edhe më tej kontrollorët “armiq”) dhe, nga ana tjetër, risillet në vëmendje “meraku” i qeverisë për të sjellë vaksina dhe për të shpëtuar jetët e shqiptarëve.

Borat!

Tani që imuniteti i grupit dhe kalimi i stinës së virozave po e çojnë situatën drejt normalizimit, është e kot të bësh trimin pas lufte (meqenëse të pëlqen ta krahasosh ende COVID-in me një “luftë” imagjinare)!

Në se do të dhimbseshin realisht shqiptarët, ti nuk do t’i lije ata një vit rresht në mëshirën e virusit duke shkaktuar një tragjedi njerëzore me 9 mijë të vdekur dhe mbi 1 milion të infektuar.

Për këto bën mirë të mendosh dhe të japësh llogari, Borat!

Exit mobile version