Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dërguar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit. Basha e ka përshkruar me cilësitë më të larta figurën e Zaganjorit, ndërsa shpreht se, ka humbu një mik të çmuar.

Mesazhi i ngushëllimit

Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit, simbol i patriotit dhe qytetarit shkodran, klerik i nderuar, mishërim i përkushtimit ndaj besimit në Zot dhe respektit e bashkëpunimit ndërfetar, personalitet me kontribute për Shkodrën e më gjerë.

Jam shpirtërisht pranë znj. Valdete, familjes Zaganjori dhe miqve të tij të shumtë në këtë humbje të madhe për ta dhe për Shkodrën. Sot humba një mik të çmuar, këshillat e urta dhe fjala e të cilit do të më mungojnë shumë. Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë paqen e përjetshme!