Të rinjtë hezitojnë të krijojnë familje, Basha: Dështimi i Ramës në çdo fushë rrënoi ekonomikisht familjet

• Basha në familjen lushnjare: Ulim koston e jetesës, ndihmojmë familjet e reja.

• Basha: 8 vite me qeverinë kundër, koha që qeveria të garantojë arsimimin e të rinjve shqiptarë

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Lushnjës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje të djathtë tradicionale prej tre brezash. Në bisedën që patën me Bashën, kryefamiljarja Fatime Kokla tha se emigrimi është një plagë e madhe për vendin që i ka kthyer të rinjtë shqiptarë në hyzmeqarë të të huajve.

Fatime Kokla: Sipas vendit që kanë biri i nënës. I tërë vendi do punë.

Lulzim Basha: Ashtu është.

Fatime Kokla: Mos ta tradhtojmë vendin tonë se atje hyzmeqarë je, këtu je zot vendi.

Lulzim Basha: Kjo është e rëndësishme.

Fatime Kokla: Ti edukojmë me frymën tonë që të jenë të vendit, jo të botës.

QemalKokla: Kemi dy çupa e një çun të madh.

Lulzim Basha: Ku i keni?

Qemal Kokla: Atje janë, në vend, në Itali.

Fatime Kokla: Kam tre vjet pa i parë.

Lulzim Basha: Janë me fëmijë atje? Me nipër, me mbesa?

Qemal Kokla: Të tërë me fëmijë, me shtëpi,

Fatime Kokla: Janë mirë me ekonomi, po ç’më duhet, zemra

Qemal Kokla: U bënë edhe me shtëpi. Ne u bëmë gati që të iknim të tërë, tre vëllezër. I morëm edhe fëmijët e atij vëllait, atij djalit të madh që i bënë shkollën në Tiranë, të dy e mbaruan dhe sivjet ikën fare, andej. Prandaj, se ne e vendosëm të mos rrimë në Itali asnjë, edhe çupat pa le ne të tre, të tre çunat.

Duke theksuar vështirësitë që ka një familje sot për të përballuar jetesën, Basha tha se sot shteti është kundër qytetarëve. Ai u zotua se detyra e parë e qeverisë së tij pas 25 prilli, do të jetë lehtësimi i jetës për njerëzit. Sipas tij, kjo do të vij duke zbatuar programet e Partisë Demokratike që parashikojnë, uljen e çmimit të energjisë, uljen e çmimit të naftës, hapjen e vendeve të punës dhe ndalimin e emigracionit.

“Ky është thelbi i programit tonë. Që njerëzit të punojnë me djersën e ballit, të jetojnë me nder në një vend siç e the vetë, e ka bekuar perëndia këtë vend. Duhet vetëm t’ju japim mundësi njerëzve të punojnë të lirë, të marrin frymë lirisht, mos të kenë stres dhe ta kenë shtetin në krahë, jo kundër. Sa del nga dera e shtëpisë e derisa futesh prapë në shtëpi, shtetin sot e ke kundër me gjoba, me taksa të larta, me çmime të larta, me çmimin e energjisë dhe çmimin e naftës më të lartin. Po kjo nuk është detyra e qeverisë. Detyra e qeverisë është t’ua lehtësoj jetën njerëzve.

Ndaj dhe zotimi kryesor i yni dhe i ekipit tonë, është që pas 25 prillit, qeveria të jetë në krah të njerëzve. Si të jetë në krah të njerëzve? Në radhë të parë, të ulim taksat se i kemi më të lartat në Ballkan, të ulim çmimin e naftës. E kemi të tretin më të lartin në botë. A mund ta imagjinojë njeri? Kur e thua, s’të besohet, po kështu është! Vetëm Singapori dhe Suedia e kanë naftën më të shtrenjtë, se sa që e blejnë shqiptarët. Të ulim çmimin e energjisë, edhe për familjet se është bërë i papërballueshëm, pensionistët se përballojnë dot. Paguajnë energjinë, paguajnë ujin, paguajnë ilaçet, s’u mbetet para për bukën e gojës dhe t’i japim mundësi edhe familjeve, edhe biznesit të ecin përpara.

Kjo është kryesorja dhe në këtë investim, vend të veçantë ka familja për ne. Se Shqipëria po zvogëlohet në mënyrë të frikshme për dy arsye: e para; që po ikin, e dyta; që s’po krijojnë dot familje, çiftet e reja nuk po bëjnë fëmijë, pse, prej varfërisë, prej pamundësisë domethënë duhet që qeveria ta konsiderojë përgjegjësinë e vetë fatin e çdo qytetari që kur lind e deri në moshën e shtyrë deri në moshën e tretë. Këto janë detyrat e qeverisë dhe ajo që do të bëjmë është që për çdo fëmijë të porsalindur deri sa të bëhet 5 vjeç do të ketë një bonus 30 mijë lek të vjetra në muaj. Kjo është një faturë për t’iu hequr ato shpenzime shtesë që nënat e dinë shumë mirë, që nga pelenat e gjitha shpenzimet që kanë deri sa është 5 vjeç, pastaj për fëmijët në shkollën 9-vjecare dhe në shkollën e mesme tekstet mësimore të jenë po kështu të paguara nga qeveria, se s’dua ta përdor fjalën falas, se falas s’ka asgjë në këtë botë, dikush i paguan dhe kur them i paguan qeveria, paguan me taksat e shqiptarëve, pastaj vjen faza tjetër futja në universitet, edhe aty kemi parashikuar që pavarësisht në çfarë niveli ekonomik është një familje shqiptare mos të mbetet pa i çuar fëmijët për shkak të gjendjes ekonomike në universitet.

E para e punës ne kemi një traditë prej 4-5 gjeneratash akoma para se Shqipëria të bëhej shtet i pavarur që shqiptarët kanë shkrirë pasurinë për të çuar fëmijët në universitetet e Europës për ti arsimuar dhe mirëarsimuar fëmijët e tyre. Është traditë shqiptare, traditë e familjes shqiptare. Ne krenohemi si shoqëri, krenohemi si civilizim, si komb që gjithmonë kemi sakrifikuar për arsimin. Tani është koha që dhe qeveria të bëjë detyrën e saj për të arsimuar brezin e ri. Kështu që tarifat universitare që janë bërë tmerri dhe pengesa kryesore e familjeve shqiptare për ti çuar në universitet fëmijët, ne do t’i heqim ose më mirë të themi do t’i paguajmë subvencionojmë për familjet që vijnë me të ardhura minimale që është 640 mijë lekë në muaj, konsiderohen të ardhurat minimale që është 640 mijë lekë në muaj, konsiderohen të ardhurat minimale për një familje me 4 anëtarë. Pas kësaj vjen aspekti tjetër, se mirë mbaruan shkollë, çfarë do të bëjnë? Do të marrin rrugët e botës? Dhe ky është më i rëndësishmi çfarë do të bëjmë me ekonominë, se po e diskutonim kur po hipnim shkallëve. Ne e dimë çfarë ka bërë kjo qeveri me ekonominë, e futi në gropë. Pse? Sepse gjithë pasurinë ia dha një grushti njerëzish, një grushti ortakësh të vetë. Ne do ti japim fund kësaj. Monopolet, oligarkët do të dalin jashtë loje. Po s’dolën jashtë loje ata s’ka ekonomi dhe këtu vjen e gjitha”, tha Basha.

Kreu i opozitës është ndalur dhe në lokali i Met Celës, ku ka konsumuar byrekun tradicional të Lushnjës. Ai gjithashtu ka shkëmbyer disa batuta me punëtorët.

“Mos kujtoni se kam ardhur për fushatë, këtu jam si në shtëpinë time e ju thash zonjave që punonin aty, sa herë që shkoj për në jug e sa herë që kthehem nga jugu, gjithmonë këtu e kam pikën e ndalesës. Tani i pashë dhe gjithë ato zonja që punonin aty, se kur kam ardhur takoja dy tre aty, kujtoja se aq ishin. Aty ishte plot. T’i shtojmë edhe më shumë pas 25, madje a ka mundësi ta hapim edhe një në Tiranë?!”, u shpreh Basha.

1 73

2 57

1 71

1 72