Fermerët: Edhe në zyrat e shtetit nuk na pranojnë! Basha: Nesër do të keni një qeveri që do të punojnë për ju!

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi në Belsh me përpunuesit agro-bujqësorë, fermerët e duhanit thanë se, qeveria jo vetëm i ka harruar, por edhe në zyrat e shtetit nuk i pranojnë.

“Dominon ulliri sigurisht, po neve çfarë do të na bëhet me këto lekët e duhanit?! Sepse them të vihet në lëvizje kur të vini ju në pushtet, të paktën ta keni në konsideratë këtë. Se ata na kanë thënë dhe këtë shprehje, që ik largohu, nuk të kam thënë unë mbjell këto. Mirë mo vëlla t’i s’më ke thënë mbjell as duhan, po unë bujk jam. Këto s’japin asnjë përgjigje. Ne i kemi shpresat tek juve”, u shpreh fermeri Nazmi Caka.

Basha tha se, kjo është një nga gënjeshtrat e mëdha të kësaj qeverie që u bëri prodhuesve të duhanit. Sipas tij, kjo është kthyer në monopol të qeveritarëve të korruptuar ashtu siç ka ndodhur me naftën dhe kromin. Ai gjithashtu premtoi se programi i Partisë Demokratike për bujqësinë që është ndërtuar nga ekspertët më të mirë në vend, parashikon subvencione edhe për industrinë e duhanit dhe duke hapur tregun, ky prodhim do konkurroj denjësisht.

“Ata jo vetëm që ju kanë thënë merruni me duhan, po ata ju kanë premtuar edhe çmimin. Se unë e mbaj mend, po thashë guxim të madh paskan marrë me premtuar çmimin e duhanit. Kur futet monopoli bashkë me qeveritarin e korruptuar, këtu merr fund çdo gjë. Kjo që ka ndodh me duhanin ka ndodhur edhe me naftën, kanë ndodhur edhe me kromin. Problemi ju ka ardhur nga ai që iu erdhi e ju tha që do të rrisë çmimin e duhanit sa për t’iu marrë votën, ju gënjeu dhe iku.

Ka 8 vjet që ju gënjen, do ja hapni për herë të tretë? Unë kam fol me vepra, prapë me vepra do flas. Edhe industrinë e duhanit do ta ndihmojmë, jo me monopolizëm, as me premtime boshe, me subvencione duke hapur tregun dhe duke u mundësuar që prodhimi juaj të konkurrojë denjësisht.

Ne kemi mundësinë të kthehemi në një nga vendet kryesore të eksportit të vajit të ullirit në vend, por meqë më përmende duhanin po të them si duhani, si shafrani, si bimët e tjera, çfarë janë bimë medicinale që kanë një treg eksporti do të kenë prioritet. Që të jemi të sinqertë nëse thonë do mbjellim oriz, mendohuni dy herë se mbilleni për ta mbjellë, por ke kaq vende që prodhojnë oriz me çmim të ulët saqë nuk do ia dalin dot. Prandaj duhet edhe eksperti.

Ekip ekspertësh të bujqësisë ku fus edhe blegtorinë, edhe agro-përpunimin si Partia Demokratike nuk ka askush në këtë vend dhe në e kemi studiuar në çdo aspekt dhe kemi gati planin për t’ju mbështet edhe me këshillë sepse ju keni nevojë edhe për këshillë. Të njohin tregun, tregun rajonal, tregun mesdhetar, tregun europian që është tregu më i madh. Kjo bëhet në konsultim me ju, duke ju këshilluar dhe mbi të gjitha duke ju subvencionuar.

Nesër do të keni një qeveri qe nga mëngjesi deri në darkë të gjithë zyrtarët ose do të punojnë për ju ose do shkarkohen nga detyra, duke filluar nga unë i pari. Asgjë s’ka ndodhur rastësisht. Ai tunel nuk është bërë rastësisht. Ju e dini plani i parë ishte rruga që kalonte nga Baldushku në Papër. Ju kam premtuar si i pari i Elbasanit atëherë, që unë do luftojë deri në pikën e fundit që mos bëhet ai projekt dhe të bëhet ky projekt dhe ja ku u bë projekti. Ku ka vullnet, ku ka dëshirë aty gjendet dhe rruga për të arrit çdo objektivë”, tha Basha.

1 67

3 36

4 18

5 9