Sipërmarrësi nuk do mëshirë, por konkurencë të drejtë dhe zbatim të ligjit

Nga Lediana FRATARI

Një nga kauzat e mia në politikë është mbështetja e sipërmarrjes së ndershme. Ndaj bisedova sot me Konfindustria, një prej organizatave më të mëdha dhe më serioze të biznesit në Shqipëri. Drejtori Ekzekutiv i saj, Z,Gjergji Buxhuku kërkoi dëgjimin e zërit të sipërmarrësve në vendimmarrje dhe vecanërisht në procesin e hartimit të ligjeve. Inxhinierët kërkojnë krijimin e “Urdhërit të Inxhinierit”, një status që do të zyrtarizojë edhe inxhinierin si profesionist, ashtu si është rregulluar ky profesion edhe në vendet e tjera.

Eksportuesit kërkojnë mbështeje për të dërguar prodhimet e tyre në tregjet e huaja.

Dëgjova dhe mbajta shënine.

Duhet të mbështesim praktikën e bursës, si përcaktues të cmimit ne treg

Duhet të mbështesin ekportet dhe turizmin

Duhet të certifikojmë prodhimet tona me standardet europiane për të depërtuar në treget e huaja

Duhet të sigurojmë një mjedis të sigurtë ligjor dhe fiskal që investitorët, vendas dhe të huaj, të kenë siguri për të financuar projekte të mëdha.

Duhet të garantojmë transparencë maksimale që ligjet të bëhen për të mbështetur komunitetin e biznesit, dhe jo të bëhen ligje nominale për një sipërmarrës të caktuar.

Unë jam e vendosur të jem zëri i këtij komuniteti, sepse unë nuk e shikoj biznesin si një lopë të ciliën shteti vetëm duhet ta mjelë, por e shkoj si kalin që tërheq karrocën e ekonomisë kombëtare.

2 51

1 61