Rama kërcënon mësuesit dhe infermierët të votojnë PS, Basha: Votoni për ndryshimin se do ta pësojë edhe nga vota juaj

Basha zbulon live skandalin e Ramës me mësuesit e infermierët: Vepër penale

Lulzim Basha: Ndërkohë që ju po lexoni pyetjet gjatë apo po merreshit me ato që keni përpara, unë po shikoja celularin. Më tvkishin çuar një lajm, që përsëriste një dezhavu të 2017. Është bërë kaq qesharak kundërshtari politik, tani ka filluar edhe inskenon biseda gjoja me drejtuesit politikë që ka në qarqe dhe sapo ka kryer një vepër penale. Në një shtet normal, Prokurori i Përgjithshëm, Prokuroria duhet ta merrte të pandehur, duhet ta kishin marrë të pandehur.

Lutfi Dervishi: Kur bie fjala për kryeministrin çfarë ka ndodhur?

Lulzim Basha: Ja t’jua them tani. Siç duhet ta kishin marrë të pandehur kur i bëri thirrje policëve të hidhnin kapelet dhe të bënin fushatë për Partinë Socialiste.

Lutfi Dervishi: Për të cilën kërkoi ndjesë më pas.

Lulzim Basha: Po nuk është çështje ndjese kjo. Ky është një mentalitet, kjo është një kulturë e një njeriu i cili ka përqendruar pushtetin dhe ka sjellë këtë fatkeqësi. Ky është përgjegjësi për gjendjen.

Lutfi Dervishi: Njoftimi i fundit që keni?

Lulzim Basha: Tani ka bërë të njëjtën gjë ka thënë infermierët dhe mësuesit o të votojnë për Partinë Socialiste ose përndryshe të hiqen nga puna. Pra në subkoshiencën e tij ai mbetet babloku i Dibrës, mirëpo kësaj radhe nuk funksionon më.

Lutfi Dervishi: Pse?

Lulzim Basha: Sepse u bënë 8 vite, sepse tepsia që e morri të gjithën për vete, timoni që e morri të gjithën për vete, tregoi qartë që ky njeri e çoi Shqipërinë drejt humnerës dhe që Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

Basha garanton mësuesit e infermierët: votoni për ndryshimin se do ta pësoni është ky që duhet dhe do ta pësojë edhe nga vota juaj

Lulzim Basha: Dua t’i shoh në sy gjithë infermierët, gjithë mësuesit dhe gjithë punonjësit e administratës kudo ku janë dhe tu them: Ju që keni punuar e punoni në kushte jashtëzakonisht të vështira, që j’ua ka bërë edhe më të vështirë jetën kjo qeveri, nuk keni pse të frikësoheni. Ndryshimi do të jetë një ndryshim pozitiv për ju dhe ky që ju çon mesazhe dhe ju thotë mos votoni për ndryshimin se do ta pësoni është ky që duhet dhe do ta pësojë edhe nga vota juaj ndërsa ne do të bëjmë të mundur atë që ky 8 vite me radhe nuk e bëri. Mos harroni ishim ne që dyfishuam rrogat e pedagogëve, ishim ne që rritëm rrogat e mësuesve, jemi ne që me planin tonë do të bëjmë të mundur që ato para që ky ua jep miqve të vet dhe do të vazhdojë edhe pas 25 Prillit t’jua marrë ju nga xhepat, fëmijëve tuaj e tua çojë miqve të vet, me ato para ne do të rrisim rrogat tuaja, do të rrisim të ardhurat tuaja, do të financojmë shkollat, spitalet dhe do të përmirësojmë kushtet në shëndetësi, në arsim dhe në çdo fushë të jetës. Prandaj injorojeni dhe merreni për atë që është, mesazhi i njeriut të dëshpëruar që e di që më 25 Prill e pret gjykimi i paevitueshëm me votë për atë që ka bërë në këto 8 vite. Zero, asgjë, asnjë premtim të mbajtur.