Basha në Pajovë: Subvencione për fermerët, të paktën njësoj sa Kosova e Maqedonia! Më 25 Prill mos harroni përgjegjësinë tuaj!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në vizitën e tij në qytetin e Peqinit, është ndalur në fshatin Pajovë ku ka biseduar me fermerë të këtij fshati. Të harruar për 8 vite nga shteti, fermerët thanë se nuk kanë marrë asnjë subvencion dhe nuk është bërë asnjë investim në infrastrukturën bujqësore. Ata gjithashtu shprehën mbështetje për Partinë Demokratike më 25 prill, si shpresa e vetme për të kthyer shtetin.

“Pajovën Rilindja komuniste e futi në 100 fshatrat turistikë edhe është zhvilluar Pajova. Unë banoj në Çengelaj, kam 1900 rrënjë dardha dhe nga të gjitha subvencionimet, unë kam marrë vetëm në kohën e qeverisë Berisha dhe që pas asaj kohe nuk kam marrë asnjë lekë. Këtu nuk ka asnjë të ardhme. Rilindja nuk i ka shkuar në ëndërr për fshatin dhe fakte ka plot. Partia Demokratike për mua është shansi i fundit për shqiptarët. Nëse nuk do të arrihet të bëhet shtet ky vend do të marrë fund.” – tha Iset Kurti.

“Në radhë të parë, ju falenderoj dhe gëzohem shumë që ju jeni me fermerët e Pajovës! Fermerët e Pajovës kanë 100 e 1000 halle, në çdo lloj drejtimi. Ne do të kapim disa gjëra të vogla, të vogla s’janë për ne, ato janë shumë të mëdha, sidomos kullimet gjatë gjithë kohës nuk bëhen fare, kanalet e dyta që quhen, po i kanë me ca tokat. Dhe çfarë prodhimi do të marrim ne? Ka mbirë luleverdhë, i themi ne fshatarët, shumë keq! Morëm rreth 61 skavator dikur, në një kohë, para tetë viteve, asnjë lloj skavatori nuk shohim për të bërë pastrime. Kështu që, juve zoti Basha, i vini fuqi të madhe për popullin shqiptar! Ne bashkë, neve të gjithë, jo vetëm ti, se duhet të jemi të gjithë të bashkuar, se na mori lumi, na mori me këtë formë që bëjnë këta!” – u shpreh një nga fermerët.

Basha tha se gjendja e keqe e fermerëve e 8 viteve të fundit, është për shkak të qeveris që nuk ka alokuar subvencione as sa vendet si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, që kanë buxhet më të vogël se Shqipëria. Ai tha se vota e 25 prillit për Partinë Demokratike, mundëson vit për vit, minimalisht 100 milionë euro subvencione mbështetje drejt për drejt për fermerët. Paratë do shkojnë nga buxheti i shtetit te fermeri jo nëpërmjet burokracive dhe pa qenë nevoja për Nipt. Ai gjithashtu tha se fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë do të shkojnë tek fermeri dhe jo për afera si ajo e “Beketi-it” apo koncesione korruptive.

“S’kanë dëshirë, s’kanë vullnet. Se fondet… ja ku i ka Maqedonia, buxheti njësoj si tonin, vend edhe më i vogël se i joni. Ja ku është Kosova, shtet shumë më i ri, i njëjti komb, e njëjta racë. Të dy këto vende, japin 100, 120 milion euro subvencione për fermerët, që është abc-ja. Se pa dhënë subvencionet, një herë në radhë të parë ti e ke nxjerr fermerin jashtë tregu. Këto produkte që kam para syve, që ta bëjnë me zili, të freskëta, të mira, të shijshme, që vijnë drejtpërdrejtë nga toka jonë, siç janë prodhime të kësaj toke, duhet të jenë në tregun e Peqinit, të Elbasanit, të Tiranës, duhet të certifikohen e duhet të jenë në tregjet e Bashkimit Europian. Në fakt jam i bindur si këtu, ashtu dhe në Myzeqe, edhe në Devoll, edhe në Jug, edhe në Veri, një pjesë e madhe e këtyre prodhimeve kalben ose hidhen. Pse hidhen? S’ka treg, se kështu e thotë fermeri me tre fjalë e thotë, s’ka treg, nuk ka treg. Por në fakt nuk ka treg, fsheh një dramë shumë të madhe, se tregu aty është, njerëzit kanë nevojë për këto produkte, po në atë treg vijë produkte të subvencionuara të fermerëve jo shqiptarë, jo nga Shqipëria dhe normalisht që konsumatori që i ka xhepat më bosh se kurrë në këto 30 vite, do të shkojë të blejë produktin më të lirë. Ekonomia ka ardhur që po të shkosh në lagjet më qendrore të qytetit të Tiranës, do të shohësh që familjari shkon e merr dy kokërra domate, një trangull, një shishe dhallë, një gjysmë buke, ёshtё varfëruar nё ekstrem rritja e kostos sё jetesës, rritja e çmimeve, tё ardhurat kanё rёnё nё raport me 8 vite mё parё. Pse? Sepse inflacioni e ka bёrё punën e vet, çmimet janë rritur. Nё tërësi sot çmimet janë 40% mё tё larta se para 8 vitesh. Po rrogat, pagat, pensionet janë rritur me pikatore nё rastin mё tё mirё ose s’janë rritur far. Kёshtu qё dhe konsumatori çfarë do bёjё, do tё shkojë tё marrё produktin mё tё lirё edhe merr njё sasi minimale. Kur themi ёshtё rritur varfёria, e kemi parasysh kanё mё pakur pёr tё shtruar nё tavolinat e tyre. Ndërkohë taksat janë rritur, çmimi i naftës ёshtё rritur, çmimi i energjisë ёshtё rritur, gjobat kërcasin pёr çdo gjё. Kanё shpikur pёr çdo gjё gjoba se para 8 vjetësh, si e si pёr t’ua bёrё jetën mё tё vёshtirё njerëzve. Atëherë cila ёshtё zgjidhja, sepse lekët nё buxhet shkojnë, këto lekë tё taksave, faturave tё dritës, faturave tё shtuara, dhe taksave tё shtuara tё naftës nё buxhet shkojnë. Problemi ёshtё qё nga buxheti nuk vijnë prapë tek njerëzit. Nuk bëhen as rrugё e as ujësjellësa, as vaditje e as subvencione. Kjo qeveri I ka lekët por nuk ka dëshirën sepse nuk ka vëmendjen se nuk ia ndjen pёr qytetarin e thjesht e aq mё pak pёr fermerin shqiptar.

Prandaj plani jonë pikёn e parё tё ndihmës pёr fermerin shqiptar ka subvencione tё paktën njёsoj si Kosova dhe Maqedonia. Mbёshtetje direkte pёr fermerin. Qё do tё thotё pёr kёto produkte qё keni ju, pёr domaten, pёr trangullin, pёr sallatёn pёr specin, pёr qumёshtin, pёr mishin, pёr frutat, pёr çdo lloji produkti, pёr bimёt medicinale por dhe pёr produktet e tjera, të zhvillimor rural dhe të industrisë së ushqimit dhe të përpunimit, që nga peshkimi, te bletaria, e çdo gjë tjetër ne do zbatojmë skemën e subvencioneve. Nuk e shpikëm ne. Nuk e shpiku departamenti jonë u bujqësisë, as departamenti jonë i financave. Është praktika që ndjek Bashkimi Europian. Gjysmën e buxhetit të vetë Bashkimi Europian e harxhon për fermerët Europian. 100 milionë thamë jep Maqedonia dhe Kosova dhe ne do ta fillojmë me të paktën të njëjtin nivel që ka Maqedonia dhe Kosova. Që muajin e parë të qeverisjes së re që do të votoni në 25 prill e deri në fund të mandatit, vit për vit, minimalisht 100 milionë euro subvencione, mbështetje drejt për drejt për ju. Si do të jepen këto subvencione? Këto do të jepen të përllogaritura Sipas prodhimit dhe llojit të prodhimit. Do subvencionohet plasmasi siç subvencionon Maqedonia dhe Kosova, do subvencionohet çdo lloj prodhimi sipas hektarëve që mbillen me atë prodhim apo sipas numrit të krerëve që mbarështohen. Paraja do vij nga buxheti i shtetit te fermeri jo nëpërmjet burokracive. Nuk do keni nevojë të hapni Nipt pas Nipti, mjafton karta juaj e indentitetit dhe me numrin e kartës së indentitetit do të zhvillohet i gjithë transaksioni i subvencionin. Madje do të ketë një proces të përdorimit të teknologjisë, kompjuterizimit, digjitalizimit siç i themi, që do ta shmangi fare kontaktin me nëpunësin e Drejtorisë Rajonale Bujqësorë. Nuk do ketë asnjë kontakt. Ato hektarë që keni kultivuar, ato krerë që keni mbarështuar, sipas sasisë do të merrni subvencionin me çmime apo le të themi me një sasi parash që tashmë departamenti jonë i bujqësisë e ka përcaktuar. Siç e thashë që nga metri katror i plastmasit tek lloji i produktit do të keni mbështetje të drejtpërdrejtë financiare. Çfarë do të arrijë kjo? Kjo do të arrijë që pesticidet, farat, fidanët, dapin, plugimin, proceset e tjera mekanike që ju sot i paguani nga xhepi në rastin më të mirë se ën rastin më të keq shkoni dhe merrni kredi dhe kredi bankat nuk ju japin. Kreditë i merrni me fajde dhe fajdet i keni mbi 10%, shkojnë në 15%. Dikush më ka thënë shkojnë deri në 30%. Pra në vend që të dilni me fitim, dilni me humbje e zhyteni në borxhe. Pra cili është roli i subvencionit në këtë rast? Pothuajse ju zeron dhe në disa raste dhe ju zeron këtë kosto shtesë të inputeve bujqësore siç i themi nga fidani dhe farat te pesticidet, te dapi, te platsmasi, te rrjetat e peshkatarëve e të gjithë mjetet e tjera të punës së fermerit. Në këtë mënyrë ju e sillni prodhimin tuaj, ose më mirë të themi ju e nxirrni prodhimin tuaj me një kosto shumë më të ulët se sa e nxirrni sot. Duke e nxjerrë me një kosto më të ulët do të thotë e shisni me një çmim më të arsyeshëm dhe nxirrni mjaftueshëm fitim për veten tuaj ndërkohë që prodhimi shitet, nuk kalbet. Shitet në radhë të parë tek konsumatori shqiptar i cili e preferon prodhimin e vendit, e preferon domaten e Peqinit fjala bie apo shalqirin e Myzeqesë, apo mandarinat e Xarës, apo bimët medicinale, e preferon vajin e ullirit. Fiton konsumatori shqiptar sepse e blen me një çmim më të arsyeshëm, e blen më të freskët, e blen bio shumicën e rasteve. Fiton fermeri shqiptar, i cili në vend që ta groposë, ta hedhë, i kthehet në fitim.

Bashkimi Europian kur sheh që qeveria e një vendi është me të vërtetë e përkushtuar ndaj një dege të ekonomisë siç është bujqësia edhe ata kanë fonde, kanë shumë fonde dhe aktualisht këto fonde qeveria shqiptare është e paaftë t’i thithë ose i thith dhe i vjedh. Që t’i thithë plotësisht duhet të tregojë se është serioze për bujqësinë, që të shkosh t’i marrësh këto fonde, pyetja e parë që do të thonë, po t’i çfarë po bën se edhe ti ke fondet e tua? Çfarë bën ti me fondet e tua? A në qoftë se ti forndet e tua i vjedh i bën incenerator, i bën PPP, i bën koncesione, i bën beton siç tha zotëria, për t’i vjedh më kollaj, mos prit që Bashkimi Europian të të japi fonde. Ose i çon tek Beketi dhe tek Beket-ët e shumtë.

Tani t’i ndajmë pak gjërat se duhet t’i kemi të qarta detyrat gjithsecili. Unë i kam të qarta detyrat e mia bashkë me ekipin tim. Ne e kemi të qartë e kemi në program. Kemi dhe ekipin gati për ta zbatuar këtë program, por mos harroni përgjegjësia që këto të bëhen realitet është e juaja. Që këto të bëhen realitet duhet të vijë ndryshimi, ndryshim me Edi Ramën nuk ka. Kjo është përgjegjësia ime, kjo është përgjegjësia jonë, e koalicionit tonë, e kemi marrë shumë seriozisht. Kemi vite që i analizojmë dhe shpjegojmë zgjidhjet, me 25 Prill mos harroni përgjegjësinë tuaj! Mos harroni përgjegjësinë e çdo fermeri shqiptar dhe çdo shqiptari, për të dalë masivisht dhe për ta larguar të keqen! Pa larguar Edi Ramën, nuk ka për të patur asnjë lloj ndryshimi! Keq e më keq do të shkojnë punët! Largimi i tij i hap rrugën zbatimit të këtij programi, i hap rrugën dhe një kulture të re politike, fundi i tranzicionit, që politikanët mos të vijnë vërdallë si të jenë “perëndia”, po të vijnë si shërbëtorë, siç janë në Europë. Pse ecën Europa? Sepse politikanët janë shërbëtorë. Vijnë, thonë “Ky është programi im”, e zbatojnë, marrin votën dhe vazhdojnë, nuk e zbatojnë, i çojnë në shtëpi populli. Prandaj ecën ekonomia, prandaj ecën bujqësia dhe që të bëjmë të njëjtën gjë këtu, e kemi vetë në dorë. Duke votuar për Partinë Demokratike, numrin 9!”, tha Basha.

1 58

3 33