Vokshi padit në SPAK Ramën, Veliajn, Manstirliun dhe Ulsi Manjën: Vota për ndryshimin është votë për drejtësinë

“Asfalti elektoral si krim zgjedhor”

Në disa rrugë të njësisë 9, është hedhur asfalt elektoral, duke mbyllur kanalizimet dhe duje rrezikuar përmbytjen e shtëpive dhe të rrugëve. Kodi Zgjedhor i ndalon punime të tilla gjatë fushatës dhe për ëktë arsye, ato kryhen pa tabela dhe natën. Albana Vokshi dhe banorë të zonës thonë se përgjegjës për këtë situatë si në njësinë 9 edhe në njësinë 11 janë kandidatët e PS Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja dhe drejtuesit politikë Edi Rama dhe Erion Veliaj që mbështesin dhe nxisin një politikë të tillë mashtruese për qytetarët.

“Ky është një krim elektoral”, tha Albana Vokshi. Pas 8 vjet qeverisje të dështuar të Edi Ramës, qytetarët e kanë kuptuar se ky asfalt elektoral nuk u përmirëson jetesën, por siç thanë edhe banorët, ka sjëllë më shumë probleme nga bllokimi i kanalizimeve”.

Kandidatja e PD u tha banorëve të zonës se e ka kallëzuar në SPAK këtë krim elektoral. “Ftoj SPAK të hetojë pa vonesë këtë shkelje të ligjit, që dënihet nga 1-5 vjet burg”, tha Albana Vokshi, e cila shpresën më të madhe e ka tek qytetarët.

“Ftoj qytetarët që në 25 Prill të dalin e të votojnë për ndryshimin, në mënyrë që çdo abuzues, duke nisur nga Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Erion Veliaj dhe kushdo të shkojnë para drejtësisë”, u shpreh Albana Vokshi.