Parlament apo kamp përqëndrimi?

Nga Bardhyl LONDO

Mbeta pa mend kur mësova se deputetët e ardhshëm do t’i paraqiten zgjedhësit jo me emrat e tyre njerëzore, por thjesht me numra. Shqiptarët nuk do votojnë për njerëzit, por për numrat.

Pak a shumë si në kampet e përqëndrimit ku nuk kishte njerëz, por thjesht numra. Nuk është çudi që pas këtij skandali të dalë ndonjë rregullore që të urdhërojë gjithë kandidatët të qethin kokat dhe të vishen të gjithë njëlloj: me bizhama me vija.