Ballina Politikë Mziu: “Mbështetje për PD me kryeministër Lulzim Bashën, 25 Prilli do të...

Mziu: “Mbështetje për PD me kryeministër Lulzim Bashën, 25 Prilli do të rikthejë dinjitetin qytetarëve”

Drejtuesi politik i Qarkut të Dibrës Xhelal Mziu zhvilloi një takim me intelektualë Dibranë.

Pjesëmarrësit theksuan se do të mbështesin Partinë Demokratike në zgjedhjen e 25 Prillit, si e vetmja alternativë e cila ka një program të mirëfilltë për rimëkëmbjen e vendit.

Rënia ekonomike dhe kushtet e rënda sociale ishin gjithashtu temat e diskutimit mes tyre.

“Dibrës dhe Dibranëve kryeministri Rama u solli bandat të cilat u grabitën votën, ua blenë votën dhe në tetë vjet vetëm i braktisën. Askush deri më sot nuk i ka fyer më shumë Dibranët, duke e zëvendësuar mendjen e Dibranit me forcën e bandave. Nuk ka pasur asnjë qeveri që nga koha e Skënderbeut, pa Dibranë, pa asnjë verior dhe kjo tregon se ky kryeministër i urren veriorët.

Ne do ta mundim keq Ramën, bandën , Rilindjen, për tetë vjet ka marrë zvarrë mbrapsht Shqipërinë, duke e lënë jashtë dyerve të Europës. Ne jemi të sigurt se me mbështetjen tuaj, dhe me mendjen e hollë të Dibranit, do të fundosim këtë qeveri horrash. Ndaj u bëj thirrje të trokasim në çdo derë, edhe tek ato socialistë të ndershëm që nuk mendojnë si Rilindas, dhe të votojmë një kryeministër me parime Europiane, të votojmë Lulzim Bashën, ta bëjmë Shqipërinë dhe të kapim stacionin e rradhës për në Bashkimin Europian”, tha Xhelal Mziu me intelektualë të Dibrës.

Exit mobile version