Ndryshimi është mundësia që sjell liria

Ardit GJINALI

Ndryshimi është pritshmëri qytetare….ndryshimi është besim shoqëror…ndryshimi është mundësia e së sotmes për të nesërmen…ndryshimi është apel për angazhim…ndryshimi është shpresë….ndryshimi është frymë…ndryshimi është demokraci….ndryshimi është drita shoqërore …triumf mbi errësirën autokratike… ndryshimi është era që sjell oksigjenin e lirisë….ndryshimi është ëndrra për një Shqipëri Europiane. Po cënohet dita-ditës liria për të ndaluar ndryshimin si mundësia e shëndetshme për të mbrojtur demokracinë dhe Republikën, i tilli ndryshim është makthi i ansamblit keqqeverisës që vijon interpretimin meskin të mbrujtur me propagandën lugë-bosh për qytetarin që thërret, kërkon dhe po bashkohet për një ndryshim me shpresë të re dhe për ditë më të mira.

Thirrja për ndryshim nuk mbetet asfare përsëritëse në një të tashme të shenjuar nga dora e zezë e diktatit keqqeverisës, i tilli diktat që përfaqëson vullnetin e zi të regresit të vazhdueshëm në secilin tregues që formëson dhe dëshmon fytyrën normale dhe morale të një shteti të së drejtës përkatësisht në lirinë e medias, liritë ekonomike, ndarjen e pushteteve dhe zgjedhjet e lira ku vullneti qytetar shprehet qartë dhe lexohet drejtë, gjithashtu. E përditshmja që përplaset në secilën ditë në fytyrën e secilit qytetar të këtij vendi mbetet e tilla dhe e njëjta sfilitëse jo thjeshtë fizikisht, por e tillë shpirtërisht duke përjetuar sagën e mbrapshtisë qeverisëse që orvat djallëzisht në pagjetshmëri të tillën mundësi që mbetet simboli i viteve të vjedhura për secilin shqiptar të zakonshëm që vijon përpjekjen fisnike njerëzore me kurajë dhe besim për të vazhduar jetën në atdhe, por e njëjta përpjekje mbetet sizifiane për shkak të shejtanit pusht-ushtrues dhe pushtet-mbajtës që kundërvepron me arsye të humbur për të kultivuar lëmsh-litarin ngatërrestar që ngatërrohet në këmbët instutucionale të Republikës për ta shndërruar të tillën në simbolin e pamundësisë qytetare – dora djallëzore që shtyn të tillën Republikë në humnerën e qafë-thyerjes për shtetin që nuk lëshohet nga kthetrat e pushtetit dhe për qytetarin që vështron përhumbshëm të tillin tjetërsim të imponuar nga mësymja autokratike e së vetëquajturës skuadër, por që mbetet e tilla hordhi në frymë dhe thelb, gjithashtu.

Sot është koha të mbrojmë lirinë shoqërore dhe përmes të tillës të mundësojmë jetësimin e ndryshimit të tillit jo vetëm politik, por gjithashtu dhe në të tillën mendësi qeverisjeje; një dimension njerëzor ku barazia e mundësive mbetet i tilli thelb i lirisë, një përsëritje e volitshme për syrin dhe veshin e secilit qytetar që ka parë të kryhet cfarë nuk duhet bërë dhe ka dëgjuar shumëçka që është harruar qëllimshëm të realizohet; – sot është koha e reagimit qytetar dhe shoqëror, koha për një besim të ri dhe për një bashkim të madh njerëzor, moral dhe politik , një pjesëmarrje masive në zgjedhje që do të zhbënte secilën përllogaritje të deformimit të vullnetit qytetar- koha për një mundësi të re që sjell liria është tani, një mundësi e re për të ardhmen duke ndryshuar të tashmen, një mundësi e re për ringritjen e Republikës dhe për çlirimin e shtetit nga pushtimi i pushtetit.

25 Prilli është dita dhe data që thërret për një mundësi të re, për ndryshimin si mundësia për të mbrojtur lirinë njerëzore dhe shoqërore, mundësia e re për një Shqipëri normale, qeveri dhe Kryeministër normal, një mundësi që ka në thelb një shpresë të re. Koha për një bashkim të madh është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…