Mësuesit: Jemi në presion për vendin e punës, Alibeaj: Në 25 Prill zhbëjmë praktikat korruptive, u japim siguri dhe dinjitet mësuesve

Dosjet e kualifikimeve perdoren si mjet presioni ndersa portali “Mesues per Shqiperine” eshte propagande. Ky vlerësim u bë nga mësues në Fier që bashkëbiseduan me drejtuesin e qarkut Fier Enkelejd Alibeaj.

“Çdo fillim viti jemi nen presionin e dosjeve te kualifikimeve, une personalisht kam shume kualifikime po ka mesues qe sapo kane dale ne arsim dhe u kerkohen kualifikime qe tek e fundit blihen me leke ne qendrat qe vete drejtuesit e shkollave kane ngritur”, tha një mësuese

“Jam nendrejtor shkolle po ju kujtoj se ne 2005-en paga jone ishte 250 mije leke dhe per 8 vjet u dyfishua”, u shpreh një mësues tjetër.

“Kam fituar tre here ne portal po jam pa pune prej 4 vitesh. Me mbajten vetem dy muaj ne pune, dola nder 10 me te miret ne vend”a dëshmoi një mësuese.

Enkelejd Alibeaj tha se kjo praktikë do të marrë fund me marrjen e drejtimit të qeverisë nga PD dhe mekanizma si portali apo të tjera metoda korruptive do të zhbëhen.

“Fokusi do te jete te ai qe eshte kujdestari i femijeve tane. Pak gjera por te kuptueshme dhe mbi te gjitha të bëshme sic dikur ka bërë PD sic e tha dhe zoteria. Thelbi i programit tone per arsimin, i shpalosur nga kryeministri i neserm Lullezim Basha ka tre shtylla: mesuesi, nxenesi, libri. Me minimumin e pages 700 euro dhe rritje ne teresi prej 60 % jo vetem qe eshte e bëshme por mbi të gjitha është nevoje urgjente e prinderve shqiptare per ta bërë këtë. Miq, arsimtare, intelektuale, ta shndërrojme figurën e mesuesit, t’i japim mesuesit koracen e duhur qe cfaredo lloj dallge politike që të vijë në të ardhmen të mos ju godasë. Ne 25 prill, aty të do gjesh pergjigje per portalin, ne 25 prill do të gjesh pergjigje per dosjet, aty do të gjeni të gjitha pergjigjet”.