Badiguardët e Ramës rrahin për vdekje qytetarin në mes të Elbasanit, policia fsheh ngjarjen!

Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar tek ish-Kryeministri Berisha një ngjarje të rëndë që ka ndodhur më datën 3 prill. Qytetari shkruan se, grupi i Suel Çelës, ushtarët e besuar dhe djali i hallës sëe tyre me pseudonimin NiNo Kelmend Xhaferri kanë rrahur e masakruar një djal me emrin Bruno Kumrija në lagje 5maji, pallatet e bashkisë, në mes të lagjes dhe asnjë nga komisariati i policisë nukka ndërhyrë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Badiguardet e Edvinit rrahin per vdekje qytetarin ne mes te Elbasanit.
Narkopolicia fsheh ngjarjen!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Sali Berisha jam nje qytetar anonim desha tju shkruaj per nje ngjarje te rendomt qe ka ndodhur dje me dat 3prill ne qytetin e elbasanit rreth ores 7 mbasdite grupi i suel celes ushtaret e besuar dhe djali i halles se tyre me pseudonimin NiNo Kelmend Xhaferri ushtar i besuar qe ka bere dhe gjera te tjera dhe ka rrahur e masakruar njerez po ne elbasan Muhamed Usama gashi si dhe disa te tjer qe kan qen me to ishin 3 makina ka rrahur e masakruar nje djal me emrin Bruno Kumrija ne lagje 5maji pallatet e bashkis ne mes te lagjes e cila asht shum e populluar dhe asnje nga zyrat kompetente te komisariatit te policis dega elbasan skan bere asnje levizje per kte ngjarje sic e dini kto jan ato tipat qe dhe ne dat 14 mars ka krijuar sherr midis njerze te partis demokratike qe kan nxjerr arme ne sy te policis dhe skan ber gje prap policia sepse kan qen shoqeruesit e Zoti Kryeminister Edvin Rama si kte lajm e di e gjith elbasani qe Zotnia kryeminister ka pas desh perkrahjen e ksaj bande jo shoqerimin na policia per ta ruajtur mendoj qe kte gje si po shkruaj ju Zoti Sali Berisha te merren masa se ka shum bir nenash qe po vuajn nga kton njerez te rendomt e alabak te partis socialiste mendoj se me publikimin e ktij lajmi na ana e juaj dhe me autoritetin si keni te mund te vihet drejtesi rreth ksaj ngjarje dhe ngjarje te tjera qe kan ndodhur me respekt nga qytetari anonim do ju isha mirenjohes po ta publikonit anonim ju lutem ju faleminderit Zoti Sali Berisha