Sportistët: Mungon pensioni i veçantë për sportistët elitarë, Bushati: Në programin e PD sportistët janë në qendër të vëmendjes

“Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për sportistët e sporteve individuale janë një problem madhor”

Sportistët e qytetit të Shkodrës zhvilluan një takim me drejtuesin politik, Helidon Bushati sëbashku me koordinatorin kombëtar të Partisë Demokratike për sportin, Andi Lilën.

Problematikat e këtyre sportistëve janë të mëdha duke nisur që nga pensioni i vecante per sportistët elitar, statusi i sportistit, ligji për sponsorizimet në sport, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ndërkohë, që qeveria duhet t’i kushtoj vëmendje të vecantë duhet t’u kushtohet edhe ekipit të femrave, një vlerë kjo e qytetit të Shkodrës por jo vetëm edhe Shqipërisë.

Koordinatori Andi Lila u shpreh se, në takimet me kryetarin e PD, Lulzim Basha gjithmonë është diskutuar në lidhje me sportin në Shkodër, si një qytet i cili meriton vëmendjen e duhur.

Helidon Bushati u angazhua se sportistët e qytetit do të kenë një vëmendje dhe zgjidhje të problemtikave pas dt 25 prill dhe se këta të fundit janë në qendër të vemendjes për partinë demokratike.

Sportisti1: Unë mendoj që duhet të ketë edhe pensione të vecanta, duhet të kenë edhe vitet sportive në librezën e punës, sic e kanë gjithë Europa. Vetëm ne kena pas një status që ke mbaru sportin dhe ke dal në rrugë të madhe.

Andi Lila: Ky shtet lavdërohet gjithmonë sepse unë jam në takime dhe thuhtet janë bërë tre stadiume, një në Shkodër, një në Tiranë dhe një në Elbasan por ama kjo qeveri i ka pas stadiumet në Kavajë, në Krujë, në Përmet, në Këlcyrë, i ka pas stadiumet tani kullosi delet e kuajt. Prandaj infrastruktura është detyrim.

Sportisti 2: Kena 15 vite që është hap këtu Edukimi fizik dhe sportet, ne kemi kry 4 vite shkollë bachelor dhe 1 vit master profesional që kemi dal mësuesa për shkollë të mesme. Teknikisht ne nuk na lejohet në tan Shqipërinë që në një portal, që duhet me dhan në Tiranë një provim për licensë, 100 mijë lekë plus. Për një orë dmth 60 minuta, 4 vite të shkollës pytesh për me marr 56 pikë, nqs për 1 orë ti nuk merr 56 pikë ajo shkollë digjet.

Helidon Bushati: Ai quhet profesion i rregullum, është si farmacisti, si stomatologu, mjeku, juristi, noteri dmth ti ban juridik dhe duhet me ba padyshim një test për me marr licensen e avokatit. Duhet me hi me ba prap shkollë dhe prap praktikë për me marr licensen e noterit. Meku ban 6vjet mjekësi dhe ka me ba një test për me marr licensën e mjekut, ndrysh nuk e ushtron dot aktivitetin. Eshtë ligji, a ka vend për rregullime? Padyshim që mund të ketë vend për rregullime, për me lehtësu nga ana burokratike dis aprej profesioneve. Marr angazhim që me ken zani jo vetëm i joti, por zani juaj dhe veshi që merr problematikat dhe zani që transmeton këto probleme.

Sportisti 3: Këtu prekim edhe dy probleme , problemin e sportit dhe të edukimit dhe arsimimit në Shqipëri. Nqs partia demokratike me ardhjen në pushtet mbas dt 25 prill, përvec problemeve ekstremisht të mëdha të cilat ka lënë kjo katrahura e 8 viteve, nuk do ta shohin me shumë kujdes ligjin e arsimit të lart dhe këtu futena në lojë ne dhe ju që jeni sportista do të jetë një katastrofë e dyte. Ai portali skifoz i cili është vendos prej 8 vjitesh, është seleksionimi politik i njerëzvë, nuk është seleksionimi profesional i njerëzve. Rishikimi i ligjit të arsimit të lartë duhet të jetë imediate.

Akoma shteti shqiptar kujton se kisha e madhe është pallat sportit, se na ka lan me një hangar që nuk është pallat sportit, nuk ka parametra.

Helidon Bushati: Ligji i arsimit të lartë është marrë angazhim nga kryetari Basha, do të shfuqizohet kjo është fraza. Do të shfuqizohet ligji i arsimit të lartë , është thënë nga Basha në cdo dalje televizive.

Andi Lila: Zotohem këtu para të gjithëve dhe do ta them këtë fjali gjithëandej, sporti nuk është për politikë, nuk është për premtime elektorale. Sporti do ndryshim, por ama nqs sporti do të vazhdoj me këto ritme do të kthehet në boomerang. Unë këtë kam diskutu edhe me kryetarin.

Helidon Bushati: Partia Demokratike ka organizuar takime me sportistët, për të dëgjuar problematikat e tyre dhe të kemi një paketë stimuluese për sportin të cilën ta implementojmë pas 25 prillit me qeverisjen e Partisë Demokratike.