Flamur Hoxha: Në 25 Prill mos harroni mashtrimet 8 vjeçare të Edi Ramës. Të votojmë për qeverinë e Lulzim Bashës

Flamur Hoxha gjatë një takimi në Ujmisht të Kukësit u kërkoi banorëve që në 25 Prill mos harroni mashtrimet 8 vjeçare të Edi Ramës.

Rama ju mashtroi dhe ju dhunoi. Premtoi 300 mijë vende pune, por largoi nga vendi 500 mijë shqiptarë. Të votojmë për qeverinë e Lulzim Bashës që ka një plan konkret për të nxjerrë vendin nga kriza, për të rritur pagat, pensionet, ndihmën ekonomike. Për një qeveri të drejtë dhe që punon për njerëzit.