Basha te Kisha e Jubës: Qoftë një fillim i ri jo vetëm për për vëllezërit e motrat e besimit katolik, por për të gjithë shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë për vizitë tek Kisha e Jubës, në kuadër të festës së Pashkëve. Basha uroi të gjithë besimtarët Katolik për një Pashkë sa më të mbarë dhe për një fillim të ri për të gjithë.

Lulzim Basha: Don Mirgeli faleminderit për mikpritjen. Ju uroj nga zemra me shëndet pashkët. Gëzuar e për shumë vjet ju, gjithë besimtarëve katolik të Jubës së Durrësit, Shqipërisë e mbarë kombit shqiptarë. Edhe simbolika e kësaj feste është dita e ripërtëritjes. Ripërtëritjes të besimit, të jetës, të virtytit e jetës, e restartit ka thënë Papa Francesko para dy vjetësh, e fillit të ri. Qoftë një fillim i ri jo vetëm për besimtarët katolik për vëllezërit e motrat e besimit katolik por për të gjithë shqiptarët. Me shëndet e gëzuar për shumë vjet pashkët!

2 22

3 14

4 4