Flutura Açka: Një mbrëmje e përzier mes “emocioneve politike” dhe ndjesive njerëzore

Kandidatja për deputete e PD, Flutura Açka ka zhvilluar një takim tejet miqësor ditën e some me intelektualë të qytetit të Elbasanit, ku ishin pjesëmarrës disa nga figurat më të njohura të letrave. Ky takim ishte edhe një sfidë ndaj së keqes që shkon nga pas kampit tjetër në maxhorancë.

‘Një nga pasditet më të bukura të këtyre ditëve plot adrenalinë njerëzore. Miq të mrekullueshëm të letrave dhe intelektualë e qytetarë elbasanas që më kanë ndjekur me vite, u bënë bashkë për t’u përshëndetur dhe edhe pse kishte ekon e një mbështetjeje politike, ishte një mbrëmje e përzier mes “emocioneve politike” të Roth dhe ndjesive njerëzore që vetëm prej një qyteti magjik si Elbasani të jep.

Darush Shuara e lashtë u kthye mbrëmë në tempull i fjalës, parathënie e një ndryshimi që Elbasani po e ndërton përditë me frymën e tij të shenjtë e të përkorë. Ishin bashkë kaq shumë miq, sa druaj mos harroj ndonjërin prej tyre, edhe Besnik Mustafaj dhe mësuese Resmija, Arbër Ahmetaj nga Zvicra dhe Shaja, mikesha ime me të cilën ndava vitet e rinisë studentore, Astrit Bishqemi e Adriatike Lami, Gazmend Bardhi e Ambasador Mal Berisha, Bislim Ahmetaj, Behar Gjoka, Nikoleta, Mimoza Hasekiu, Izet Duraku, Rexhep Shaku, Rezarta Reçi, Ahmet Prençi, Hyqmet Zane, Drita Cankja, Migena Shyti, Beniamin Bakalli, Valbona Shingjergji… e sa të tjerë, me të cilët jam rritur dhe u jam mirënjohëse thellësisht.

3 12

1 20