Spahia fton të rinjtë në emigrim të votojnë për ndryshimin: T’i kthejmë rininë Shkodrës. Me Lulzim Bashën, Shqipëria anëtare e BE

Me moton, “T’i kthejme rinine Shkodres”, kandidati i PD Bardh Spahia zhvilloi nje bisede online me te rinj te talentuar shkodrane, qe jane larguar nga vendi per shkak te keqqeverisjes 8 vjecare te Edi Rames.“Korrupsion, kriminalitet, rryshfet, mungese meritokracie, shteti ka fytyren e Edi Rames, prandaj duhet ndryshim”- kane qene fjalet e te gjithe rinjve shkodrane, pjese e nje bashkebisedimi te gjate me kandidatin e PD per qarkun Shkoder, Bardh Spahia.

Ai beri pergjegjese qeverine per deshtimin e votimit elektronik, qe u hoqi mundesine te rinjve te larguar te votojne nga atje ku jetojne. “Duke mos ju regjistruar, Edi Rama ju hoqi te drejten kushtetuese te votes”, tha Bardh Spahia, por ai ftoi tw rinjte qe ne 25 Prill te kthehen per te votuar dhe per t’u bere pjese e ndryshimit.

“Neser ne qeverisje, ne do te bejme te mundur jo vetem votimin elektronik per cdo qytetar shqiptar brenda dhe jashte vendit, por kemi objektiv te kthejmw ne atdhe rinine, duke u siguruar pune permes vkerave dhe merites se gjithesecilit. PD ka nje program serioz per familjen, per rinine, per ekonomine, per rikthimin e shpreses e ne menyre te vecante per afrimin e Shqiperise me BE, tha Bardh Spahia me te rinjte.