Video/ PS Durrës thyen orën policore dhe mbledh elementë me precedentë të theksuar kriminalë

Kreu i Degës së PD në Durrës, Ferdinand Xhaferaj denoncon se, Partia Socialiste thyen orën policore në këtë qytet dhe mbledh në shtabet e saj zgjedhore elementë me precedentë të theksuar kriminalë. Në një postim në Facebook, Xhaferraj shkruan se, ora ka kaluar 21.00, por ndalim qarkullimi “duket se nuk vlen për Rilindjen”.

Xhaferaj shkruan se, vendimet e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk respektohen nga PS, e cila mbledh në shtabet e saj zgjedhore elementë me precedentë të theksuar kriminalë.

Më tej Xhaferaj shkruan se, vijnë nga shtabi i PS-së në Shkozet, ndërsa shton se policia është njoftuar dhe se po presin reagim nga ana e saj.

“Ora ka kaluar 21:00, por ndalim qarkullimi duket se nuk vlen për Rilindjen në grahmat e fundit të saj.

Pandemia jo e jo, por as vendimet e marra nga Komiteti Teknik me urdhër të kryeshakatorit të Shqipërisë nuk e ndalojnë Rilindjen të mbledhë në shtabet e saj zgjedhore elementë me precedentë të theksuar kriminalë.

Këto pamje vijnë nga shtabi i PS në Shkozet, ku personazhe të njohur nga durrsakët për bëmat e tyre janë mbledhur aty me qëllime të errëta. Policia e Shtetit është njoftuar, presim reagimin e saj!”, shkruan Xhaferaj.