Ballina Sport Qeveria u heq futbollistëve të Kombëtares pasaportat diplomatike

Qeveria u heq futbollistëve të Kombëtares pasaportat diplomatike

Kualifikimi në finalet e “Euro 2016” ishte një ndër arritjet më të mëdha të Kombëtares Kuqezi.

Një sukses historik, që bëri krenar një komb të tërë. Sigurisht që për një arritje të tillë Kombëtares iu organizua një pritje madhështore, teksa vlerësimet maksimale nuk mungoi t’ia jepte as politika.

Ceremoni zyrtare të shoqëruara me darka, ku të pranishëm ishin krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Si vlerësim për kualifikimin në “Euro 2016”, u vendos që të gjithë lojtarët e Kombëtares të pajiseshin me pasaporta diplomatike.

Sidoqoftë, që nga ia moment gjërat kanë ndryshuar.

Vlerësimi duket se u bë për të tërhequr vëmendjen e kësaj arritjeje të madhe dhe politika, si gjithmonë, nuk ngurroi të zhvendoste projektorët nga protagonistët e vërtetë tek vetja. Së fundmi, përmes një shkrese zyrtare drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, kërkesës së këtij të fundit për t’u ripajisur me pasaportë diplomatike i është kthyer përgjigje negative.

Sipas ndryshimeve te fundit që janë bërë me VKM nr. 389, e ndryshuar më datë 12.6.2019, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se kjo kategori, pra futbollistët e Kombëtares, nuk gëzojnë të drejtë për t’u ripajisur me pasaporta diplomatike. Pasaportat aktuale mund të përdoren deri më datë 30 qershor të këtij viti.  Suksesi ishte historik, ndërsa vlerësimi nga qeveria, me sa duket, paska qenë thjesht për konsum politik. /SS/

Exit mobile version