Inspektime korruptive, çmime të rritura, gjoba. Llixhat e Elbasanit në krizë! Bardhi: Jemi në betejë për të kthyer normalitetin

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi u takua me pronarët e hoteleve dhe shërbimeve në zonën e Llixhave në Elbasan, ku dëgjoi shqetësimet e tyre për vështirësitë që i kanë çuar afër falimentimit. Zona e Llixhave në Elbasan është më e njohura në Shqipëri, kurative dhe me një klimë të jashtzakonshme. Aty vijnë çdo vit pushues nga gjithë vendi, po dhe nga rajoni, e megjithatë në këto 8 vite shteti nuk është kujtuar të bëjë as 2 kilometra rrugë.

“Unë kam të paktën 9 vite që, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të darkës rri në këtë zonë këtu. Punët kanë ngelur aty ku i ka lënë PD dhe këtu nuk është bërë asnjë gjë. Uji është i papërballueshëm! Unë të paktën, kur kam sezonin, paguaj një milionë e gjysëm vetëm ujë në muaj, plus edhe një milionë lekë drita, bëjnë dy milionë e gjysëm, kështuqë mendoj duhet ndryshim për mirë, ishalla ecni në rrugën e duhur”, u shpreh një prej sipërmarrësve.

Gazment Bardhi tha se i njeh këto vështirësi, pasi këtë tablo të shtrëngimit e të rritjes së kostove e gjen kudo në çdo biznes në gjithë qarkun.

“Unë nuk kam ndërmend të zgjatem shumë për të thënë çfarë ka ndodhur këto 8 vite, se jam i sigurt që atë e dini ju më mirë sesa unë. S’ka nevojë të vij unë për t’iu thënë: E para që jeni shumë më në vështirësi sesa keni qenë më parë, e dyta, s’keni parë kurrë dorën e zgjatur të shtetit për t’iu mbështetur, e treta, ju kanë renduar me taksa, tatime e me çmime të rritura. Prandaj edhe fokusi ynë, program dhe plani ynë i punës, është përqendruar tek ekonomia dhe biznesi, edhe për faktin që ka qënë që ka vuajtur më shumë pasojat e keq-qeverisjes. Kudo ku kemi shkuar, në çdo biznes, na rezulton që e mbajnë hapur vetëm pronarët apo i zoti, sepse çdo punonjës që kanë pasur, i kanë shkurtuar e i kanë hequr nga puna për shkak të pamundësisë dhe kostove. Ju e keni ndjerë vetë, nuk keni parë gjatë këtij viti të vështirë dorën e shtetit, por besoj biem dakord të gjithë që vështirësitë nuk nisën këtë vit. Pandemia thjesht e nxori në sipërfaqe të gjithë atë model keqqeverisje që e shikonte biznesin si armik apo si mundësi për të shkuar për të marrë atë “kafen”, apo për ta kapur në gabim e për ta gjobitur. Edhe nëse do t’i kishim paguar ato gjoba e të kishim marrë ndonjë shërbim, po ja bënim hallall. Mundësisht taksat tuaja, edhe tonat bashkë, shkojnë për të hequr pllaka e për të vënë pllaka në qendër të Elbasanit, gjë që nuk është as zhvillim, as punësim e as mirëqenie por është thjesht fasadë, prandaj fokusi ynë është mbështetja ndaj biznesit. Sa më shumë lekë të keni ju në xhep, aq më i fortë është shteti, aq më mirë është ç’do shqiptar”, u shpreh Bardhi.

Revolta e biznesit ndaj kontrolleve dhe presioneve të shtetit ndihet edhe këtu si kudo.

“Ato të tatimeve vinë e thonë: “Më ka çu shefi, më ka çu komandanti, më ka çu gjenerali”, po se kush vijnë…jo Krimi Ekonomik nga Tirana, ikën ai vjen tjetri. Na kanë ardhur, parvjet, njëzetë e dy grupe, njëzetë e dy grupe!!….s’të mbushet mendja? Unë përshembull mbaj shtatmbëdhjetë punëtorë, megjithë dy mjekë, dalim njëzetë, që i mbanim në punë…”, pohon një pronar.

Sa ke tani? – pyet Bardhi.

“Asnjë! Ne nuk gjejmë qumësht tani atje, se i kanë shitur lopët sepse s’ka me çfarë t’i mbajë. Ai na e bën korentin ne me 200 lekë. Në kohën e Sali Berishës e kemi pasur 80. Po ti shikosh faturat e mia atje shkon 940 apo një milionë uji, për turp faqen e zezë”.

Drejtuesi politik thotë se me ndryshimin që po vjen me 25 prill, kjo gjendje nuk do të vijojë më kështu.

“Prandaj duhet ulja e taksave dhe tarifave vendore që kanë ardhur nga 2013-ta e deri më sot, ç’do vit në rritje, a thua se ekonomia është rritur, a thua se biznesi fiton më shumë, ndërkohë që realiteti është i kundërt. Në tetë vite, fitimet tuaja kanë ardhur në rënie, ndërkohë që taksat dhe tarifat, tatimet, kanë ardhur në rritje. Ju premtuan uljen e çmimit të energjisë elektrike…dhe në arrogancë e sipër, del në televizor e thotë: “E kam ulur çmimin e energjisë elektrike!”, a thua se nuk i paguani vetë ju faturat e energjisë dhe nuk e dini që paguani të paktën dyfish më shumë se në 2013-tën. Prandaj ulja e tatimeve – një, ulja e çmimit të energjisë elektrike – dy dhe marrëdhënia e partneritetit me biznesin real, jo me një grusht njerëzish që mbushin dhe fryjnë xhepat e tyre…do të ndodhë pas 25 Prillit. Kemi absolutisht nevojë për ju, sikundër jam i sigurt që ju keni nevojë për shtetin, për ta pasur në krah pas 25 Prillit, sepse degradimi që ka ndodhur në këto tetë vite, ka nevojë për dërhyrje emergjente, veçanërisht te biznesi, te ekonomia. Ajo që vjen pas 25 Prillit është shansi i fundit për këta të rinj dhe brezin tim apo edhe më të rinj, për të vendosur nëse duhet të jetojmë në këtë vend apo të marrim valixhet dhe të ikim jashtë vendit. Nuk ka shans tjetër, ne kemi një betejë në 25 Prill, betejë që me ndihmën tuaj dhe ç’do shqiptar.