Basha në Korçë: Kurrë s’kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat tuaja, ju po i prini ndryshimit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku pritja entuziaste nuk ka munguar edhe në këtë qytet. Duke i falënderuar për mbështetjen, Basha tha se shqiptarët nuk po presin ndryshimin, por i prinë këtij ndryshimi.

“Zonja dhe zotërinj korçare dhe korçarë, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja. Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve, në hyrje të Pogradecit tek fytyrat e rinisë që kishte dalë të më presë në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin nëpër rrugë, tek qytetarët në urban, me autobus, anembanë e ndjej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen.

E di që e keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron dhe njësoj si dielli nuk do të mbahet më edhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim. Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçarët e presin prej kohësh, një ndryshim që do t’ju rikthej dinjitetin ju simbole të qytetarisë e të krenarisë tonë kombëtare. Ndaj ju falënderoj nga zemra! Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit dhe kudo ku i prihet ndryshimit. Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton!”, tha Basha.

Basha u ndal në vendin e quajtur Lëndinën e Lotëve, e cila njihet si udhëkryq rrugësh që niseshin historikisht korçarët apo qiraxhinjtë drejtë kurbetit. Ai gjithashtu ka ndezur një qiri në homazh të emigrantëve dhe u dha lule disa grave dhe vajzave.

167011039 625252108344588 305921858022921604 n

basha 7

2 31

1 35