Kandidatja për deputete e PD në Tiranë, Lediana Fratari ka reaguar për humbjen e jetës të të riut 33-vjeçar si pasojë e flakëve që përfshinë magazinën në të cilën ai punonte. I riu pasi shpëtoi jetën e kolegëve të tij të punës nuk mundi të dalë nga magazine, ndërsa Fratari ngre pyetjen se si është e mundur që në këtë shtet zjarrfikësit nuk mund ta fikin zjarrin dhe të njerrin trupin e të riut as pas tre ditësh, sepse u mungojnë pajisjet e duhura.
“Forca e një shteti, nuk dallon në faktin se sa herë në ditë del kryeministri në ekrane, por sa në gjendje është ai tu vijë në ndihmë shtetasve të tij, në shëndetësi, në arsim, dhe situata emergjente si kjo, e të tjera si kjo”, shkruan Lediana Fratari, e cila kandidon me numrin 34 në Tiranë.
Postimi i plotë
Prej tre ditësh, në mënyrë të paprecedentë, të gjitha strukturat zjarrfikëse të këtij vendi, kanë dështuar të fikin një zjarr, në një magazinë nëntokësore të një qendre tregtare në Tiranë. Një punonjës shërbimi, i cili në mënyrë heroike shpëtoi 7 kolegë të tij, mbeti i bllokuar në magazinë dhe ende nuk është gjetur asnjë shenjë e tij.
Zjarrfikësit u përballën me një situatë të rëndë zjarri dhe mbetën me duar në xhepa, pa paisjet dhe mjetet e duhura. Të papajisur, e ndoshta edhe të patrajnuar për të tilla raste, ata mbetën thjeshtë dëshmitarë në një tragjedi.
Forca e një shteti, nuk dallon në faktin se sa herë në ditë del kryeministri në ekrane, por sa në gjendje është ai tu vijë në ndihmë shtetasve të tij, në shëndetësi, në arsim, dhe situata emergjente si kjo, e të tjera si kjo.
Kur vendi u godit nga tërmeti, pamë se në këtë vend nuk kishte asnjë qen nuhatës për njerëzit nën rrënoja, e as barrela për të vdekurit e të plagosurit.
Kur bie zjarr, kuptojmë se zjarrfikësit nuk kanë mjete speciale për situata të rënda, nuk kanë veshje e paisje frymëmarrjeje.
Do të doja ti shikoja zyrtarët e qeverisë, që rreshtohen në Rinas para kamerave për të pritur çdo kuti vaksinash, të shkojnë tek Casa Italia. Të takojnë zjarrfikësit dhe familjet e heroit, që mesaduket, u sakrifikua duke u shpëtuar jetën shokëve.