“Jam i pandalshëm…” kush është himni i fushatës së PD

Na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit dhe duket se “lufta” ka filluar.

Partia Demokratike do të pozicionohet në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa hapjen do të nis në orën 17:00. Kurse në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00, do të jetë Partia Socialiste.

Ndërkohë, gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj ka zbuluar se kënga e fushatës së PD do të jetë “Unstoppable”( I pandalshëm) nga këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht Sia.

Nuk dihet se nëse kjo këngë ka qenë zgjedhje e kryedemokratit Lulzim Basha apo e dikujt tjetër nga selia blu, por teksti tregon forcën për të mos u dorëzuar në asnjë sfidë.

“Jam i pandalshëm.

Unë jam një Porsche pa frena.

Jam i pathyeshëm.

Po, unë fitoj çdo lojë të vetme.

Unë jam aq i fuqishëm.

Nuk kam nevojë për bateri për të luajtur.

Jam kaq i sigurt.

Po, sot jam i pandalshëm.”, thuhet në refrenin e këngës, duke lënë të kuptohet fare qartë synimin që Partia Demokratike ka.