Koduzi: Rama një mashtrues që po eksperimenton tek shqiptarët vaksina të paçertifikuara

Kordinatori Kombëtar në PD për Politikat Shëndetësore, Gazmend Koduzi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për gjendjen nga pandemia, hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.

Koduzi theksoi se Rama është një mashtrues, që bën gjithçka për vota. Ai shton se kreu i qeverisë po bën eksperiment me shqiptarët, për hatër të karriges së tij personale.

“Rama nuk ka plan për pandeminë, se çfarë thotë sot nuk e thotë nesër. Kryeministri është një mashtrues, që bën gjithçka për votat dhe karriget e tij. Rama po bën eksperiment me shqiptarët për hatër të karriges së tij.

Futja e vaksinave që nuk janë të certifikuara, është problem, duhet të institucionalizohen këto vaksina. Vaksinat që vijnë duhet të jenë të sigurta dhe të mos dëmtojnë. Kina është target, sepse nuk ka dhënë informacion korrekt. Duhet të sjellim një produkt, që nuk dëmton”, tha Koduzi.