Rama gjen alibinë e humbjes me 25 Prill: Pandemia dhe tërmeti na thyen në mes

Rama gjen alibinë e humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit duke ja vënë fajin tërmetit dhe pandemisë. Sipas Ramës ishin këto dy goditje që “thyen në mes mandatin e dytë të qeverisë” dhe jo abuzimet skandaloze me vjedhjet e parave të shqiptarëve.

Rama i ka bërë deklaratat në prezantimin e kandiatëve të Tiranës, dy prej të cilave të akuzuara fort nga opinioni public, e para Najada Çomo për ryshfetin në spitalet e COVID-19 dhe e dyta, Bozo për lidhjet me krimet e diktaturës.

“Por edhe si një akt i cili flet shumë për faktin se sa më shumë partitë politike të kenë ambicien dhe vullnetin për t’u bërë pasqyra të shoqërisë, aq më shumë janë mundësitë që kjo të ndodhë që nivelin më të lartë të përfaqësimit të çdo partie që është kuvendi, njerëzit të identifikohen jo thjesht me një parti, por me vetveten.

Ta gjejnë veten e tyre duke parë në një skuadër profile dhe eksperienca të ngjashme të tyret dhe duke gjetur në këto profile arsyen për të qenë më besimplotë, për të pasur më tepër besim tek politika si një mjet për të realizuar qëllime të mëdha dhe të përbashkëta. Është e qartë që qoftë zgjedhja e Luljetës, qoftë e Najadës nuk janë të rastësishme në një kohë kur jemi detyruar të përballemi me dy sfida të jashtëzakonshme, të cilat e kanë thyer në mes mandatin tonë të dytë”, deklaroi Rama.