Ekonomia në ditën më të zezë, bie konsumi dhe fitimet e bizneseve, dyfishohen shpenzimet

Ekonomia nuk ka arritur të kapë nivelet e parakrizës në dy muajt e parë të vitit, teksa konsumi vijon të mbetet i tkurru për shka të kufizimeve dhe ndryshimit të tendencave konsumatore, si rrjedhojë e krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave, në janar-shkurt, të ardhurat në buxhet ishin 69.5 miliardë lekë, me një tkurrje prej 2.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vit më parë, ose 1.6 miliardë lekë (13 milionë euro) më pak. Në raport me planin, mosrealizimi është 0.5% më pak (-358 mln lek).

Dy janë zërat që kanë shënuar ecurinë, TVSH dhe tatim fitimi. Në të kundërt, punësimi rezulton që po rimëkëmbte me rritje si të tatimit mbi të ardhurat personale, ashtu dhe të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

TVSH, që është zëri kryesor it ë ardhurave dhe tregues kryesor i konsumit në ekonomi, ra me 5.7% në krahasim me dy mujorin 2020, ndërsa ishte 16.5% më pak sesa plani.

Tatim fitimi shënoi një tkurrje më të lartë me 17.6% në krahasim me faktin 2020 dhe 7.7% në raport me planin, duke sinjalizuar se kriza po ul fitimet e sipërmarrjeve.

Të ardhurat nha akciza kishin një tkurrje më të lehtë, -2.1% në krahasim me planin.

Në të kundërt, punësimi duket se po rikuperohet. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u rritën përkatësisht me 3.4% dhe 2.7% me bazë vjetore, ndërsa ishin më lart sesa plani.

Të ardhurat nga pushteti vendos ranë me 4.7%, ku taksa për biznesin e vogël u tkurr me 39.4%, ndërsa tatami mbi pasurinë ishte pothuajse në të njëjtën nivel të dy mujorit 2020. Me rënie 4.1% rezultuan taksat lokale.

Dyfishohen shpenzimet kapitale

Ndërsa të ardhurat ranë me 2.3%, në të kundërt shpenzimet u zgjeruan me 2.5%, duke arritur në gati 70 miliardë lekë. Për 2 mujorin, buxheti rezultoi me një suficit të ulët fiscal prej 354 milionë lekësh, nga +3.7 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një vit më parë.

Financat nuk janë kursyet në shpenzime në dy muajt e parë të viti, ndryshe nga e njëta periudhë e një viti më parë. Rritjen më të lartë e shënuan shpenzimet kapitale, të cilat në prag të zgjedhjeve janë dyfishuar duke arritur në 5.1 miliardë lekë.

Në rritje me 6.3% ishin dhe shpenzimet për personelin, pas rritjes së pagave për sektorët e mjekësisë dhe arsimit, por dhe shtimit të numrit të punonjësve në tremujorin e fundit të vitit.

Fondi i rindërtimit është realizuar me 907 milionë lekë, ose rreth 57% më pak sesa plan ii parashikuar për dy mujorin.