Çfarë fshihet pas ekzekutimit të ushtarit të bandës së Dakos, Lul Berishës dhe Avdylajve, i përfshirë në fushatën e PS

Postimi i plotë i ish-kryeministri Sali Berisha: ‘Çekiçi’ në arrest shtepie, biznesin e kishte në portin e Durrësit. Ai shëtiste me Drejtorin e Policisë, Gjushin dhe Ard Çelën. Dy vite më parë qytetari dixhital e kishte denoncuar pushtimin e portit të Durrësit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe statusin e publikuar në mars të vitit 2019.” – nënvizon ish-Kryeministri.

Përshëndetje dr. Berisha

Mond Çekiçi që u ekzektua sot kishte biznes në port dhe ishte shumë aktiv me të gjithë ushtarët e tij në fushatë për PS-në tani. Ai ka qënë në arrestë shtëpie, por lëvizte i lirë dhe shoqërohej me Drejtorin e Policisë së Durrësit, me Ard Çelën dhe Vangjush Dakon.

Ju e keni denoncuar atë më parë për biznesin e tij në portin e Durrësit. Këtu me poshte keni denoncimin e tij nga qytetari dixhital dhe postuar në Fb më 1 mars të vitit 2019. “Porti i Durrësit në dorën e bandave të Avdylëve, Çekiçëve, arenë e të gjitha trafiqeve kriminale!”


Më 1 mars 2019, Berisha publikoi këtë denoncim nga një qytetar:

Doktor Berisha.

Me sinqeritetin më të madh të betohem që nuk mendoja të të shkruaja ndonjëherë si simpatizant i së majtës që jam. Por mora shkas nga denoncimi që bëtë ditë më parë për kolegët e mi që u dhunuan në port. Jam pjesë e “Security” të portit e sinqerisht aty është bërë të ikësh me vrap se çdo gjë e kanë marrë në dorë bandat.

Ne duhet të mbyllim sytë e mos të flasim se hamë ndonjë tytë pistolete kokës. Kanë zaptuar çdo gjë. Në bashkëpunim me këtë drejtorin, nxjerrin gjithë natën naftë kondrabandë nga anijet e ne duhet të heshtim. Ka zaptuar gjithë atë territor në mes të portit ky grup kriminal e do bëjë dhe karburant aty që të marrin naftën. Kanë dhe grupet e veta që kanë kontratë me portin për të ngarkuar dhe shkarkuar anijet.

Dhe pse i kanë mbi 2 mijë euro borxh portit e prapë lejohen me punu se ndryshe hanë pistoletë kokës e janë po ata që ngarkojnë e shkarkojnë dhe mallin e drogën që vjen e ikën. Nuk di çfarë bën Kontrolli i Shtetit e si nuk kap njeri me 2 milionë euro borxh që kanë Mond Çekiçi me shokë, grupi i Vangjushit e Avdylajve.

Nuk punojmë dot më po ç’ti bëjmë halleve e kalamajve se ç’nuk na shohin sytë. Banda gangstera në zaptim total të portit të Durrësit.

Ty të ruajt Zoti e na ndihmo me këta alabakë se në hall të madh jemi, se këta janë palë me drejtorin e bëjnë gjithë punët e pista. I verifikon kollaj fare dhe për terrenin që kanë zënë dhe për borxhet që kanë dhe për kondrabandën që bëjnë me drejtorin.